13 të vrarë dhe 30 të plagosur në Pakistan
25 Korrik 2007Reklamë
Si pasojë e një sulmi me raketa, në në qytetin Banu, në veriperëndim të Pakistanit janë vrarë të paktën 13 dhe janë plagosur 30 persona. Organet e sigurisë njoftojnë se sulmuesit kanë hedhur raketa prej disa maleve të afërta. Këto organe kanë rrethuar qytetin. Supozohet se pas këtij sulmi qëndrojnë ekstremistët islamikë, të cilët kohët e fundit, për shkak të një sulmi në xhaminë e kuqe në Islamabad, janë hakmarrë kundër forcave pakistaneze të sigurisë.