15 të vdekur nga një sulm vetvrasës në Pakistan
1 Tetor 2007Reklamë
Si pasojë e një sulmi vetvrasës të paktën 15 njerëz janë vrarë në Pakistanin veriperëndimor, bën të ditur policia vendase. Atentatori ka hedhur vehten në erë në afërsi të një stacioni të policisë në qytetin garnizon Bannu dhe bashkë me të kanë humbur jetën të paktën 14 njerëz të tjerë. Më shumë se 20 vetë janë plagosur. Qyteti Bann shtrihet në veri të Waziristanit, në kufi me Afganistanin. Në këtë pjesë të Pakistanit, ushtria dhe policia luftojnë kundër anëtarëve të rrjetit terrorist të Al-Kaidës dhe talebanëve radikalë islamikë.