15 vjet Marrëveshje e Shengenit-një bilanc/ Dita Botërore e Ujit-nje treta e popullsisë në botë nuk ka qasje në ujë të pijshëm
26 Mars 20101.Bashkimi Evropian nisi procesin e heqjes së kufijve të tij të brendshëm para 15 vjëtësh me implementimin e marrëveshjes së Shengenit. DW hedh një vështrim mbi anët pozitive dhe negative të hapësirës evropiane pa viza të Shengenit. Gabriel Borrud
2.Pjesa më e madhe e sipërfaqes së tokës është me ujë. Sipas kësaj mbi tokë ka ujë me bollëk. Megjithatë 97,5 për qind e tij është ujë të detit dhe ujë i njelmët. Vetëm 2,5 për qind e sasisë së përgjithshme është ujë i ëmbël. Nëse nga kjo sasi zbritet edhe uji i shndërruar në akull dhe akullnaja atëherë ujë i dobishëm për njerëzit mbetet vetëm 0,003 përqind e burimeve të përgjithshme. Gati një e treta e popullisë së botës nuk ka qasje të mjaftueshme në ujë të pijshëm. Ndërkaq pjesa tjetër e ujit është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Daniel Scheschkewitz sjell hollësitë.