1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

2006 një fillim i ri financiar - FMN-ja i fal borxhet vendeve më të varfëra

Georg Shvarte22 Dhjetor 2005

Qysh në korrik të këtij viti kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të industrializuara të grupit G8 në samitin e zhvilluar në Glinigëlls të Skocisë vendosën faljen e borxheve vendeve të varfëra. Qëllimi është që: burimet e pakta të mos shfrytëzohen më për shlyerjen e borxheve, por për infrastrukturën, arsimin dhe shëndetësinë. Tani vendimi është miratuar edhe nga këshilli ekzekutiv i FMN-së.

https://p.dw.com/p/As8I
Vafëria në Afrikë - i pastrehë në Etiopi
Vafëria në Afrikë - i pastrehë në EtiopiFotografi: AP

Qëllimi është ambicioz, deri në vitin 2015 duhet të përgjysmohet varfëria në mbarë botën, kështu ka planifikuar qysh në vitin 2000 OKB-ja. FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtar) ka ndërmarrë kështu hapin e parë në këtë drejtim. E si rjedhojë gati 20 vendet më të varfëra të botës tani mund të marrin frymë lirisht. Duke nisur nga Etiopia e deri në Zambia, nga Kamboxhia e deri në Mozambik, qysh nga 1 janari FMN-ja do të falë borxhet këtyre vendeve. Shuma e përgjithshme është 3,3 miliardë dollarë. Si vendi i 20 i parashikuar për faljen e borxheve është Mauritania, e cila fillimisht duhet të dëshmojë, që në të ardhmen paratë e përdorura deri më sot për shlyerjen e borxheve të vjetra këtej e tutje do të investohen vërtetë për luftën kundër varfërisë.

Sipas FMN-së duhet që deri në fund të vitit edhe Banka Botërore dhe Banka Afrikane për Zhvillimin të konsultohen për faljen e borxheve të vjetra 19 vendeve të klasifikuara. Shuma e borxheve në këtë rast është 38 miliardë dollarë. Të 19 vendet përbëjnë vetëm grupin e parë të kombeve, të cilave shtetet e pasura të industrializuara duan t´u mundësojnë një fillim të ri financiar. 20 shtete të tjera mund të klasifikon gjatë muajve të ardhshëm. FMN-ja faljen e borxheve të shpallur tani do ta paguajë përmes shitjes së arit, gjithashtu janë në dispozicion edhe mjete të tjera që janë bashkëfinancuar edhe prej Gjermanisë.