1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni rekomandon akuzimin e Bolsonaros për krime

28 Tetor 2021

Presidenti i Brazilit duhet të përballet me pasojat e politikës së tij ndaj Coronës. Rekomandohet që ai të përballet me një aktakuzë, por që tani imazhi i tij është dëmtuar shumë.

https://p.dw.com/p/42Eef
Latino News - February 18, 2020
Fotografi: O Globo/ZUMAPRESS.com/picture alliance

Pas gjashtë muajsh punë, Komisioni hetues parlamentar për politikën e presidentit Jair Bolsonaro ndaj Coronës miratoi raportin përfundimtar të senatorit Renan Calheiros të martën me shtatë vota pro dhe kundër katër. Në dokumentin prej 1.289 faqesh, Bolsonaro mbahet përgjegjës për të paktën nëntë krime - nga mashtrimi i publikut tek nxitja e veprave penale deri te krimet kundër njerëzimit.

Fokusi i hetimeve ka qenë në veprimet e Bolsonaros që nga fillimi i pandemisë Corona. Presidenti mohonte rreziqet nga virusi Corona që nga fillimi dhe kundërshtonte masat dhe kufizimeve mbrojtëse. Ai dyshonte edhe për arsyeshmërinë e vaksinimeve. Ai akuzohet se ka refuzuar blerjen e vaksinave kundër Coronës dhe se i ka zvarritur blerjet.

Brasilien Demonstranten tragen Masken des brasilianischen Präsidenten Jair Bolsonaro
Fotografi: Ueslei Marcelino/REUTERS

Në luftën kundër pandemisë Corona, qeveria Bolsonaro "veproi ngadalë dhe qëllimisht e ekspozoi popullsinë ndaj një rreziku real të infeksionit masiv", thuhet në raport. Presidenti thoshte në intervista se ai bëri gjënë e duhur prej momentit të parë. Qeveria e tij nuk ka "absolutisht asnjë faj".

Rënia e imazhit

Pas SHBA-së dhe Indisë, Brazili ka numrin më të madh të të infektuarve me virusin Corona, me gati 22 milionë raste. Së fundmi, vendi më i madh në Amerikën Latine ka tejkaluar shifrën e600.000 vdekjeve nga Corona. Duke pasur parasysh këtë numër të lartë, vlerësimet e popullaritetit të Bolsonaro kanë pësuar rënie të fortë muajt e fundit, gjë që mund të ketë gjithashtu një ndikim në zgjedhjet e ardhshme presidenciale vitin e ardhshëm.

Spanien Barcelona | Proteste gegen Präsident Bolsonaro Brasilien
Fotografi: Thiago Prudencio/Sopa/Zuma/picture alliance

Sa i përket rizgjedhjes së kërkuar nga Bolsonaro, rekomandimi i Komisionit parlamentar me siguri që do të dëmtojë edhe më shumë imazhin e tij. Sipas sondazheve të fundit, presidenti aktual është tashmë pas sfiduesit të tij, ish-presidentit të krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.

Por është e diskutueshme nëse raporti i parlamentarëve dhe rekomandimi shoqërues i tyre për ndjekje penale do të ketë realisht ndonjë pasojë. Përveç Bolsonaros, komiteti rekomandon procedime penale kundër 79 personave të tjerë, duke përfshirë edhe tre djemtë e presidentit, politikanë të tjerë dhe njerëz të biznesit, dhe dy kompani.

Si hap i parë, anëtarët tani duan t'ia dorëzojnë raportin Prokurorit të Përgjithshëm Augusto Aras, i cili u emërua nga Bolsonaro dhe i cili shpesh e ka mbrojtur Presidentin në të kaluarën. Dyshohet se gjashtë muaj punë të Komisionit do të dështojnë.

 

 

bc/djo/kle (afp, dpa)