1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gibt es den Königsweg aus der Schuldenkrise?

15 Korrik 2011

Kriza në Greqinë e vogël ka shkaktuar një efekt domino në vende të tjera të eurozonës. Frika është e dukshme tek investitorët, ekonomistët janë të pasigurtë, politikanët të shqetësuar për euron. Koha nuk pret.

https://p.dw.com/p/11vU4
Efekt domino në vende të tjera të eurozonës?
Efekt domino në vende të tjera të eurozonës?Fotografi: Fotolia


Për ta bërë të qartë që në fillim. Rruga e artë e daljes nga kriza nuk ekziston. Ka shenja të para, për të zgjidhur krizën e e borxhit në Greqi, si dhe për të shmangur, që edhe vende si Portugalia, Irlanda, apo Italia të ndodhen së shpejti në të njëjtën situatë. Rrugë, që janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, por që kanë një gjë të përbashkët: kanë nga një problem.

Mënyra e parë: Edhe më shumë kursime

Symbolbild Krise Euro EU Währung Schulden
Fotografi: picture alliance/ZB

Deri në vitin 2013 qeveria greke do të kursejë 30 miliardë euro në buxhetin e shtetit, për të plotësuar sërish kriteret e stabilitetit të marrëveshjes së Maastrichtit në vitin 2014. Qeveria greke ka ulur për këtë shkak pagat, ose i ka hequr fare, ka anuluar investimet publike, ka ngritur moshën e daljes në pension, ka lehtësuar rregullat e mbrojtjes prej pushimit nga puna, ka bërë privatizime dhe ka ngritur taksat. Përpjekje të mëdha, që nuk do të jenë të mjaftueshme, mendon Jërg Krämer, kryeekonomist i Commerzbank: "Greqia është një vend, ku nuk ecën, ai që përparon, por ai që ka kontaktet më të mira me elitën politike. Që të ndryshohet kjo, është vendimtarja. Por, për fat të keq, kjo nuk mund të pritet së shpejti."
Edhe llogaritjet e fundit të Bankës Qendrore Evropiane arrijnë në përfundimin se: Greqia edhe nëse kursen vazhdimisht, do ta ulë borxhin e saj deri në vitin 2020 vetëm në 127 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Mënyra e dytë: Shkurtimi i borxhit

Edhe Italia së shpejti në të njëjtën situatë?
Edhe Italia së shpejti në të njëjtën situatë?Fotografi: picture alliance/dpa

Kreditorët e Greqisë duhet të heqin dorë nga 40 për qind e kërkesave të tyre, thotë Manfred Neumann i Institutit të Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Bonit. Kjo do të korrespondonte me vlerën aktuale të bonove greke në treg. Me këtë shkurtim të borxhit nuk do të lehtësohej vetëm buxheti i shtetit për të ardhmen, thotë Neumann: “Është gjithashtu me rëndësi të bëhet e qartë përgjithmonë për të ardhmen: Kush blen bono shtetërore, duhet të marrë parasysh gjithmonë rrezikun dhe kjo do të thotë se për një kohë të gjatë do të jetë kështu, dhe se në të gjitha shtetet duhet të veprohet më me kujdes me borxhin shtetëror."

Një mesatare e borxhit në Greqi mund të jetë një mënyrë për të hequr presionin nga vendet e tjera të prekura, kështu e shohin çështjen disa politikanë. Kështu u shpreh kohët e fundit edhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble. Disa ekspertë kanë frikë se mund të ndodhë pikërisht e kundërta. Ndër pesimistët në këtë çështje është edhe Joerg Kramer, kryeekonomisti i Commerzbank: "Mund të ndodhë që investitorët të frikësohen, se nuk do të kenë mundësi që të rimarrin paratë as në vendet e tjera, gjë që do të nxiste krizën edhe në vende të tjera. Pra, është e vështirë të thuash, se si do të jetë efekti i përgjithshëm në vendet e tjera. "

Mënyra e tretë: Greqia del nga Eurozona

Kthim tek dhrahmia?
Kthim tek dhrahmia?Fotografi: picture alliance / dpa

Biles do të ishte e mundshme që pas Greqisë të vijnë edhe vende të tjera: Portugalia, Irlanda apo Italia, për shembull. Për Manfred Neumann nga Universiteti i Bonit, nuk do të ishte fundi i botës: "Euron, që do të mbetej, do ta kishim më të qëndrueshme. Dhe të tjerët do të na bashkoheshin përsëri më vonë. Çështja është se euro në këtë moment, perceptohet si prangë për Greqinë, edhe për Portugalinë, për të qenë më produktivë, për të shitur me shumë. Këto vende kanë rënë në këtë robëri, sepse nuk i kanë kushtuar vemendje kostove të tyre. Por që t'i hiqje përkohësisht do të ishte e arsyeshme.”

Aktualisht më shumë se 16 për qind e grekëve nuk kanë punë. Por meqenëse me dhrahmi do të mund të shisnin më shumë, grekët do të kishin përsëri punë dhe do të kishin përsëri të ardhura prej taksave. Joerg Kramer i Commerzbank mendon se Italia dhe Greqia në veçanti, nuk do të ishte dashur kurrë t'i bashkoheshin zonës së euros, sepse nuk i kanë përmbushur aso kohe kriteret e Mastrihtit, por daljen nga eurozona megjithatë kryeekonomisti e refuzon: "Rruga drejt një Unioni Monetar pa Greqinë, rruga drejt tij, tranzicioni, do të shkaktonte ndoshta kaos ekonomik. Vendoseni veten në situatën e një greku, që lexon në gazeta, dëgjon në radio se dhrahmia futet sërish në qarkullim. Ai di se me siguri do të bëjë humbje. Për të shmangur zhvlerësimin e pritshëm të dhrahmisë, ai do të marrë paratë e tij nga banka. Kjo do të thotë, se do të kishte një dyndje në bankat greke dhe nuk do të kishte sistem bankar në botë, që do ta mbijetonte këtë."

Mënyra e katërt: Vendet e Eurozonës japin letra të përbashkëta me vlerë

Eurozona me letra të përbashkëta me vlerë
Eurozona me letra të përbashkëta me vlerë

Deri tani, çdo shtet jep bonot e veta dhe paguan për to normat e interesit të tregut, që kërkohen nga bankat. Ata janë shumë të larta tek vendet e euros të dobësuara. Greqia, për shembull, nuk është në gjendje të nxjerrë më bono në treg, sepse normat e interesit janë të papërballueshme. Kjo keqëson më tej krizën. Për të shpëtuar nga kjo dilemë, eksperti i financave, Christoph Zwermann, nga Zwermann Financial sheh vetëm një shans: obligacionet, që vendet e euros i nxjerrin së bashku. Atëherë do të krijohej një treg i përbashkët të letrave me vlerë dhe perqindjet me te cilat hyjnë në borxh vendet e euros, do të ishin të njëjta për të gjithë, thotë Zwermann.

Autor: Jutta Wasserrab/Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj