1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Adiós, Alemania!

Astrid Prange19 Korrik 2015

Në Kubë nuk pati ndonjë gjest revolucionar nga ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier. Në ndryshimet politike në Kubën socialiste Gjermania po i lë vendin e parë SHBA-së. Për fat të keq, mendon Astrid Prange.

https://p.dw.com/p/1G196
Fotografi: DW/P. Pani

Ai ishte në kohën e gabuar, në vendin e gabuar. Midis krizës greke, marrëveshjes bërthamore dhe rihapjes së ambasadës amerikane në Havanë më 20 korrik, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier shkoi në Kubë.

Vetëm dy ditë, zgjati entuziazimi gjermano-kuban. Vetëm dy ditë qëndroi Steinmeier në labirintin e socializmit kuban. Vetëm dy ditë mori ai kohë për të folur me sipërmarrësit dhe punëtorët e kulturës në vend.

Dhe kjo në një kohë që udhëtimi i shkurtër tek revolucionarët e fosilizuar në Havanë meritonte më shumë vëmendje politike. Si ministri i parë i Jashtëm gjerman që shkonte në Kubë Steinmeier mund të kishte një kishte dhënë një shenjë revolucionare sipas motos: “Ne nuk ia lëmë të ardhmen politike të Kubës vetëm në dorë të SHBA-së.

Astrid Prange
Astrid Prange

Por, pikërisht kjo nuk ndodhi. Për këtë arsye në të ardhmen perveç Havanës me politikën e Kubës do të merret kryesisht Kongresi Amerikan. Sepse pa pëlqimin e deputetëve dhe të senatorëve në Uashington, nuk mund tëshfuqizohet embargoja tregtare e SHBA-së ndaj Kubës.

Kur do të shfuqizohet embargoja?

Jo vetëm kompanitë amerikane evropiane dhe gjermane, si dhe investitorët në mbarë botën e presin me padurim këtë hap, sepse po e shkelën embargon ato rrezikojnë qasjen e tyre në tregun e SHBA-së.

Por sa më tepër po afrohet fundi i embargos, aq më delikate po bëhet me sa duket situata politike për regjimin e Castros në Havanë. Tek e fundit armiqësia ndaj Shteteve të Bashkuara shërben prej për më shumë se 50 vjetësh si legjitimim i sistemit njëpartiak.

Jo vetëm në Pallatin e Revolucionit, dhe në rrugët e Havanës ekziston një frikë difuze për atë që do të vijë pas përfundimit të embargos. A do të ndjë Kuba shembullin e Kinës? A do të tentojë drejt ekonomisë sociale të tregut si në Evropë? Apo do të kopjojë sistemin e kapitalizmit amerikan?

Nga perspektiva gjermane, këto janë pyetje të njohura dhe legjitime. Edhe gjatë ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, shumë ish-qytetarë RDGJ kishin frikë se republika e tyre do të shitej.

SHBA e para

Ministri i Jashtëm Steinmeier mund t'u jepte me siguri kobanezëve informacione të detajuara për vështirësitë dhe problemet sociale të transformimit nga ekonomia e planifikuar socialiste në ekonominë sociale të tregut.

Ai mund të fliste për mundësinë e një rruge të tretë mes kapitalizimit dhe socializimit, e cila në Gjermani dështoi, por për të cilën ëndërrojë shumë njerëz në Kubë.

Megjithatë, për qëndrim më të gjatë dhe diskutime të hollësishme në Kubë Steinmeier thjesht nuk kishte kohë. Gjermania është larg dhe ndoshta më e zënë me problemet e veta si dhe problemet e njohura evropiane. Pasi vizitës së Steinmeierit është e qartë: Kuba në të ardhmen do të bisedojë sigurisht më shpesh me Uashingtonin se me Berlinin. Adiós, Alemania!