1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Agjencitë e klasifikimit: Franca jo në listën e vendeve me kreditim të rrezikuar

Esat Ahmeti11 Gusht 2011

Shqetësimi për zgjerimin e krizës së borxheve të euros mbi Francën shkaktoi sot humbje të reja masive në bursat evropiane. Shkak për këto rënie ishin ndër të tjera fjalët për një rënie të mundshme të besimit për kreditim

https://p.dw.com/p/12FAL
Banka franceze Societe Generale
Banka franceze Societe GeneraleFotografi: AP

Problemet e Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës njihen prej kohësh, por edhe në Spanjë dhe Itali situata është ndërkohë kritike. E që prej disa ditësh, temë qendrore e bisedimeve është edhe Franca, ku problemi i borxheve mund të dalë jashtë kontrollit. Këto janë të paktën fjalët që u dëgjuan në bursa të mërkurën (10.08). Eksperti për tregun evropian i agjencisë së klasifikimit të riskut "Standard&Poors", Moritz Krämer u shpreh në studion e ARD-së për bursat:

Pamje ilustruese
Pamje ilustrueseFotografi: Fotolia/Dan Race

"Edhe në zonën e Euros ne kemi një sërë kandidatësh me peshë, për të cilët kemi përshtypjen që rreziqet i çojnë me tepër për poshtë se sa sipër, këtu bën pjesë për shembull Italia, Spanja - Franca jo."

Pra aktualisht jo. Edhe shefi i Bankës së Madhe franceze, Societe Generale, Frederik Oudea i konsideron të shpikura këto spekullime:

Deri në një vendim tjetër vlerësimi për Francën mbetet te A-ja treshe

"Unë jam i habitur për këto spekullime. Kjo në një kohë kur agjencitë e mëdha e lanë vetëm pak kohë më parë te A-ja treshe klasifikimin e Francës dhe na konfirmuan notën më të mirë. Këto thashetheme janë të çuditshme."

Pamje ilustruese nga bursa në Paris
Pamje ilustruese nga bursa në ParisFotografi: AP

Edhe Franca ndodhet e zhytur në borxhe, kuota e borxheve është mbi pesë përqind. Por me sa duket agjencitë e mëdha të klasifikimit për momentin nuk kanë ndërmend ta deklasifikojnë Francën. Fitch dhe Moodys konfirmuan gjithashtu se deri në një vendim tjetër duan ta lënë te A-ja treshe vlerësimin për Francën dhe ta ruajnë perspektivën siç është tani.

Në lidhje me thashethemen e dytë, se banka e tij, pra francezja Societe Generale ndodhet në vështirsësi financiare, Oudea gjeti fjalë edhe më të qarta: ato fjalë, sipas tij janë absolutisht plehëra. Aksioneve të bankës dhe bursave në botë këto përgënjeshtrime megjithatë nuk u sollën gjë: vlerat bankare ranë në një shumë dyshifrore dhe bënë që bursat në të gjithë botën të marrin tatëpjetën.

Autor: Mischa Erhrad / Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti