Akuzat kundër presidentit gjerman, Wulff në prokurori
21 Dhjetor 2011Kallëzimet, të cilat po shqyrtohen janë sipas tij në lidhje me akuzat për kredinë private me vlerë 500.000 euro, të cilën Wulff e ka pranuar në kohën e tij si kryeministër i Saksonisë së Ulët prej bashkëshortes së një sipërmarrësi, e quajtur Edith Geerkens, dhe me qëndrime për pushime te sipërmarrës miq. Në lidhje me këtë avokati i Wulff-it shpjegoi tani se në bisedimet për kredinë ka qenë i përfshirë edhe sipërmarrësi Egon Geerkens.
Detaje të reja
Në një deklaratë në parlamentin e landit në 2010-n ish-kryeministri i atëhershëm Wulff i pati mohuar lidhjet në biznes me Geerkens-in. Ndërkaq u bë e ditur se sipërmarrësi Carsten Maschmeyer mu në mes të fushatës zgjedhore në land në vitet 2007/2008 pati paguar një fushatë reklamash për një libër të Wulff-it. Shtëpia botuese, Maschmeyer dhe avokatët e Wulff-it deklaruan se presidenti nuk ka ditur gjë për këtë. Mbledhja e Këshillit të të Vjetërve i Parlamentit të Saksonisë së Ulët në lidhje me aferën e kredisë së presidentit përfundoi pa rezultat.
Kryetari i fraksionit kristiandemokrat Björn Thümler tha dje në Hanover, se ky këshill: "... nuk është për të vlerësuar nëse një qeveri landi u është përgjigjur apo jo korrekt pyetjeve. Për këtë kushtetuta jonë parasheh në mënyrë eksplicite instrumente të tjera, vajtjen në Gjykatën e Shtetit."
Autor: AG/Ajazaj
Redaktoi: Lindita Arapi