Alaaf! Helau - Festime karnavalesh në zonat pranë Rinit
4 Mars 2019Qindra mijëra vetë festojnë karnavalet në bastionet kryesore të tyre pranë Rinit, në Köln Düsseldorf, Mainz. Vëmendjen më të madhe e tërheq sidomos parada tradicionale e "Të Hënës së Trëndafilave", afër 7 km e gjatë. - Motoja e këtij viti në karnavalet e Kölnit është "gjuha jonë është vendlindja".
Fokusi këtë vit ne Köln është vendosur tek mbrojtja e mjedisit, skandali i makinave me naftë që u manipuluan për të mos dhënë vlerat e vërteta të gazrave ndotës, ndryshimet e klimës, por edhe problemet që prekin përditë njerëzit trajtohen aty, si edhe problemet globale. Karnavalet gjithmonë parodizojnë politikën, tallja me të fuqishmit e kësaj bote është gjithmonë pjesë e tyre. Këtë vit Donald Trumpi paraqitet në paradë si figurë komike, por edhe Merkel e Putini. Karnavalet janë po ashtu edhe faktor ekonomik. Vitin e kaluar për shembull karnavali i Kölnit arriti një xhiro afër 600 milionë euro.
la/afp, dpa