Van der Bellen fiton zgjedhjet presidenciale në Austri
4 Dhjetor 2016Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.
«Ju jam mirënjohës.» - tha pas njoftimeve për numërimin paraprak të votave Alexander Van der Bellen në Vjenë. Kurse Norbert Hoferi shkroi në facebook:
«Ju më mbështetët me forcë dhe jam tepër i hidhëruar që nuk ia dolëm mbanë. Do të isha kujdesur me shumë dëshirë për Austrinë tonë.»
Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen.
Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë
«Rezulati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë.» - tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD).
Fitorja e van der Bellen është «një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian» - shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz (SPD).
«Në një kohë kur ne gjendemi përpara sfidash të vështira, kontributi i mëtejshëm konstruktiv i Austerisë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta evropiane mbetet me rëndësi vendimtare» - tha në Bruksel presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk.