1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Alkoholi dhe ndalimi i tij në Pakistanin mysliman

Günter Keiffenheim13 Shtator 2007

Ndalimi i alkoolit nuk e zgjidh problemin në vetvete, vetëm se e zhvendos atë në ilegalitet.

https://p.dw.com/p/BfU2
Presidenti pakistanez Pervez MusharrafFotografi: AP

Çdo ndalim ka pasoja. Pasi Zulfikar Ali Bhutto në vitin 1977 dëboi alkolin nga Pakistani, eksplodoi numri i konsumuesve të heroinës, hashishit dhe LSD-së, me pasojat përkatëse për shëndetësinë. U krijuan punishte ilegale për destibilimin e pijeve alkolike dhe tregu i zi lulëzoi me prodhime pjesërisht legale, por edhe të prodhuara ilegalisht dhe të rrezikshme për jetën, si dhe me prodhime alkolike të importuara nga vendet perëndimore dhe Rusia.

Por me gjithë ndalimin e rreptë në Pakistan ekziston vetëm një fabrikë për birrë dhe pije alkolike, e cila mbijeton deri sot dhe biles tani po ekspandon. 1861 birraria Murree në Rawalpindi filloi të prodhonte birrë për ushtarët britanikë. Sot të 600 punonjësit prodhojnë në Rawalpindi raki dhe birrë për pakicat fetare të Pakistanit. Nevoja është shumë më e madhe se sa prodhimi i përditshëm, prandaj Murree ka hapur së fundi edhe një filiale në qytetin port Karachi.

Në Rawalpindi dhe Karachi ka prodhim të madh të birrës. Rreth 8000 shishe birrë të bërë sipas recetes gjermane, ngarkohen çdo orë nga birraria Murree dhe filialet e saj në Karachi. Përveç kesaj prodhohen uiski, xhin, vodka. Ky është një përfitim milionësh për M.P. Bandara, që drejton sipërmarrjen. Pas marrjes së pushtetit nga gjenerali Pervez Musharaf në vitin 1999 konsumi i alkolit në Pakistan u rrit. Në 23% deri në vitin 2004 dhe pastaj 35% në vitet 2005 dhe 2006. Klerikët dhe ekstremistët muslimanë protestojnë dhe kërkojnë nga qëndrat e shitjes si psh në Peshavar, që të heqin dorë nga rakia jo-islamike.

Kush nuk i bindet kësaj kërkese duhet të llogarisë, se mund t´i sulmohet dyqani dhe malli t´i shkatërrohet. Milioneri Bhandara prodhues i pijeve alkolike kërkon diskutimin me kritikët dhe përpiqet të argumentojë me kuranin. "Ka disa rekomandime për temën e konsumit të alkolit në librin e shenjtë. E para thotë, se alkoli ka qoftë efekt pozitiv, ashtu edhe negativ dhe negativet mbizoterojnë. E dyta thotë, ti nuk duhet t´i kryesh lutjet e tua në gjendje të pirë, apo me vetedije të kufizuar. E fundit thotë se alkoli është vepër e djallit dhe konsumi i tij duhet ndaluar. Klerikët përhapin tani vetëm rekomandimin e fundit me ndalimin. Por ka edhe dijetarë, që i marrin në konsideratë të gjitha pjesët e tekstit dhe nxjerrin prej tij konkluzione liberale."

Në Pakistan është në fuqi ndalimi i alkolit. Pasi në 30 vitet e para pas themelimit të shtetit alkoholi ishte i lejuar kudo, Zulfikar Ali Bhutto vendosi në vitin 1977 kufizime të rrepta. Leshimi që ai u bëri mullahëve konservatorë, ishte konsumi i alkolit është i ndaluar për muslimanët në Pakistan. Kështu myshterinj të birrarisë Murree mbeten vetëm 3%, pra të krishterë, hindu dhe zoroastritë, tek këta të fundit bën pjesë edhe Bandara. Birraria reagoi ndaj kohëve të reja, duke futur prodhime të reja në gamën e saj.

Alkoli u bë simbol mirëqënieje

"Birraria Murree ka një gamë të gjërë prodhimesh alkolike. Këtu bëjnë pjesë birra, birra të lehta. Kemi uiski të nxjerrë nga drithi. Pastaj prodhojmë vodka dhe xhin, së bashku me bols-in nga Hollanda. Në pijet joalkolike prodhojmë birrë pa alkol dhe limonada të ndryshme."
Si në çdo vend, që fut ndalimin e alkolit, konsumi i alkolit u ul për një kohë të shkurtër, për t´u përhapur shumë në tri sfera bisnesi. Punishte për destilimin e rakisë në të zezë u krijuan në mbarë vendin, kontrabanda e viskit të mirë skocez lulëzoi në rrugë detare dhe wodka vinte nga Kina e jugut. Fitojnë kontrabandistët, tregtarët dhe nëpunësit e korruptuar, që tolerojnë transportin e ketij malli kaq të dëshëruar. Alkoli u bë simbol mirëqënieje. Ata që fitonin më mirë, ushtarakët e lartë dhe punonjësit qeveritarë pijnë pijet origjinale, të varfërit vijnë prodhimet e rrezikshme, apo vdekjeprurëse të punishteve të rakive.

"Prodhohet shumë në punishtet në të zezë, pije që janë shumë të rrezikshme. Çdo vit vdesin shumë njerëz nga konsumi i alkolit ilegal. Rakia përftohet shpesh nga alkoli metilat, apo alkoli i helmët industrial, që përdoret në prodhimin e mobiljeve. Ai ka krejtësisht pamjen e etanolit të pijshem. Por këto pije alkolike janë të rrezikshme për jetën. Konsumi mund të shkaktojë paralizë të plotë, ose vdekjen."

Libri vjetor i ministrisë pakistaneze të shëndetësisë hesht për numrin e të vdekurve nga alkoli. Institucionet shtetërore të terapisë nga alkoli mungojnë. Disa NGO dhe klinika private përkujdesen për të sëmurët nga droga dhe alkoli. Për doktor Khalid-in në Islamabad, që kuron të sëmurë me probleme në veshka dhe mëlçi, problemi i alkolit në Pakistan shtohet çdo ditë dhe qeveria bën shumë pak.

"Ne punojmë me të gjithë të varurit nga alkoli. Punonjësit u shpjegojnë se sa i dëmshëm është konsumi i drogës si alkoli për shëndetin e tyre. Ata u mësojnë të sëmurëve, se si mund të evitojnë alkolin. Përveç kësaj jepen ilaçe, për të mundur varësinë. Kjo është gjë e mirë për vendin tim, për Pakistanin. Qeveria pakistaneze duhet të angazhohet, sepse gjithnjë e më shumë të rinj kanë problem me drogën. Prandaj është e domosdoshme, që të ngrihen kudo në Pakistan qëndra kurimi për çdo formë të varësisë."

Por në vend që të ndjekin këtë këshillë, në Pakistan ndërkohë diskutohet për lejimin e plotë të alkolit. Sot në këtë vend ka rregulla shumë të ndryshme. Në Sind-in liberal dhe në Karachi alkoli i shitet kujtdo, një Punjab ka për rreth 80 milionë qytetarët nëntë qëndra legale shitjeje dhe në provincën kufitare veriperëndimore bëhen përpjekje, për t´i mbyllur dyqanet e fundit legale. Edhe pse prej kohesh edhe në vende të tjera është dëshmuar, se ndalimi nuk e zgjidh problemin në vetvete, vetëm se e zhvendos atë në ilegalitet.