1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aplikacion në vend të fuqisë motorike

Klaus Ulrich/Amarildo Topi1 Tetor 2014

Gjithnjë e më shumë të rinj nuk janë duke blerë automjete. Më e rëndësishme është të udhëtojnë. Udhëtimi përgatitet nga Smartphone-ët. Çfarë do të thotë kjo për industrinë e automobilëve?

https://p.dw.com/p/1DNww
Fotografi: picture-alliance/dpa

Martin Winterkorn i afrohet kulmit të karrierës së tij: deri në vitin 2018 shefi i Volkswagen në Europë do ta kthejë në markën numër një në botë. Disa ekspertë mendojnë se ai mund ta arrijë këtë qëllim që këtë vit.

Përveç qëllimit për të thyer të gjitha rekordet e fitimeve Winterkorn, është i përqëndruar edhe tek e ardhmja. Së fundmi në një fjalim të zjarrtë para 1000 punonjësve në Wolfsburg ai përmendi Internetin dhe automjetin si një koncept të ri lëvizjeje si Carsharing (të ndash makinën).

"Revolucion nga Interneti"

"Për industrinë e automobilëve konceptet e reja të lëvizjes janë një revolucion", thotë Stefan Bratzel, ekspert automjetesh nga shkolla profesionale e Bergisch Gladbach. Sot njerëzit kanë një marrdhënie më ndryshe me automjetet. "Këta janë njerëzit, të cilët janë rritur në epokën e Internetit. Ata bëjnë pjesë në traget grupin e Carsharing dhe planifikojnë udhëtimin e tyre me Smartphone."

DB Carsharing Flinkster
Fotografi: picture-alliance/dpa

Bratzel beson se ky zhvillim do të marrë përmasa më të mëdha në vitet në vijim. Kështu mendon edhe Peter Fuß, partner tek Ernst & Young. Prej më shumë se 25 vitesh ai këshillon industrinë e automobliave. "Në themel ky është një ndryshim si ai që kemi përjetuar në industrinë e muzikës, nga pllakat tek CD-të e tani tek iTunes".

Nuk ka më makinë individuale

Klienti modern nuk ka nevojë për makinën e tij, ai thjesht do të shkojë nga pika A në pikën B. Me anë të një aplikacioni në Smartphone ai kërkon këtë shërbim. Menjëherë atij i shfaqen mundësitë më të shpejta ose më të lira: transport publik, autobusë ndërqytetas, makina të rastit deri tek biçikletat elektronike, pra pothuasje çdo mjet lëvizës.

DB Carsharing
Fotografi: DB AG

Emrat e platfromave të tilla janë të ndryshme si: Moovel, një kompani e Daimler, konkuron me platformën e Berlinit Waymate ose Comove të Hamburgut. Të kontrollosh se kush jep shërbimin më të mirë është e vështirë. Ndryshimi i dukshëm mes koncepteve duket tek gjatësia e segmentit. Për rrugët e shkurtra në qytet ka më shumë mundësi se sa rrugët e gjata. Për prodhuesit e makinave kjo situatë është alarmuese, por ata po reagojnë.

Lëvizje ndërmodale

"Industria e automobilëve natyrisht që e di dhe është aktore në këtë treg lëvizjeje. Platformat e Carsharing, që janë krijuar nga koncernet e automobilëve, janë një shembull i mirë", mendon Stefan Bratzel.

Përveç Daimler edhe BMW e Volkswagen po punojnë nën presion të lartë për oferta të reja për lëvizjen ‚ndërmodale“, ashtu siç quhet në zhargonin profesional. Por përfitimet nga kjo lloj lëvizjeje janë të ulëta. Për vitin 2014, Daimler parashikon 100 milion Euro shitje nga kompanitë e saj bija si Car2go, Moovel ose MyTaxi. Ndërkohë shitjet totale të koncernit për këtë vit pritet të jenë120 miliard Euro.

Sidoqoftë studiuesi Roland Berger tha për gazetënFrankfurter Allgemeine se tregu i Carsharing, Bikesharing, ose shërbimeve taksi do të rritet me 35% çdo vit dhe deri në vitin 2020 do të shkojë në 15 milliard Euro.

07.05.2013 DW DEUTSCHLAND HEUTE Carsharing

Edhe të rinjtë tani nuk duan të kenë një makinë të tyre, e këtë gjë e dokumentojnë shifrat e Zyrës Federale të Statistikave. Në vitin 2008 69% të rinjtë mes moshës 25-35 vjeç kishin një makinë, ndërsa në 2004 kjo shifër ishte 79%. Tek nën 25 vjeçarët nga viti 2005 në 2011 përqindja ra nga 64 në 56%. "Shared Mobility" është bërë më i përdorshëm edhe për shkak të shpejtësisë dhe lehtësisë së pagesës në Internet.

Një ‚rrezik‘ për prodhuesit e makinave vjen nga Googles Concept Car, që prezantohet në një video në youtube: paraqitet një makinë, që ecën vetë, pa timon, pa pedale, pa marshe. Brenda vetëm dy sedilje. Për shumë vetë mjafton kaq.