1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrihet marrëveshja për mbikqyrjen bankare në zonën e euros

(afp, dapd, dpa, rtr) / Aida Cama13 Dhjetor 2012

Prej muajsh ka pasur diskutime lidhur me mbi 6 mijë institucionet monetare të zonës së euros. Tani ministrat e financave të BE-së arritën një zgjidhje, pas një takimi maratonë - prej 140 orësh - në Bruksel.

https://p.dw.com/p/171eL
**ARCHIV** Das Euro-Logo vor der Zentrale der Europaeischen zentralbank in Frankfurt fotografiert am 6. November 2007. Der EZB-Rat trifft sich am Donnerstag 2. April 2009 in Frankfurt. (ddp images/AP Photo/Bernd Kammerer,fls) **FILE** Nov. 6 2007 file picture shows the euro sign in front of the European Central Bank, ECB, in Frankfurt, central Germany. Thursday March 5 2009 top managers gather for a meeting at the ECB. (ddp images/AP Photo/Bernd Kammerer)
Frankfurt Zentrale der Europäischen ZentralbankFotografi: dapd

Pas bisedimesh të ashpra ministrat e financave të BE-së ranë dakord mëngjesi e së enjtes (13.12.2012) në takimin e zhvilluar në Bruksel për arkitekturën e mbikqyrjes bankare në zonën e euros. Të gjitha bankat e mëdha dhe institucionet publike monetare do t`i nënshtrohen në të ardhmen një kontrolli unik të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), tha ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble. Një komision ndërmjetësimi duhet të zgjidhë rastet e konflikteve, në mënyrë që Këshilli i BQE-së të mos jetë institucioni që thotë fjalën e fundit. Komisari i financace Michel Barnier foli për "një marrëveshje historike". Sipas fjalëve të tij kontrolli bankar duhet të jetë gati më 1 mars 2014.

"Një kontribut i mirë për samitin e BE-së"

Të gjitha bankat, shuma e bilancit të të cilave është mbi 30 miliardë euro ose më shumë se 20 përqind e prodhimit të brendshëm bruto të vendit, do t`i nënshtrohen kontrollit. Deri në pranverë duhet të përgatitet kuadri ligjor i cili duhet të aprovohet edhe nga parlamentet. Kontrolli bankar është një nga gurët e rëndësishëm themeltar në zonën e euros. Sa kohë që ai punon në mënyrë efektive, mundëson ndihmat direkte bankare për shpëtimin e euros

Schäuble deklaroi se rezultati tregon, se "Ne u përmbahemi vendimeve, për të cilat kemi rënë dakord, për ta çuar Evropën hap pas hapi përpara." Sipas Schäubles, ekziston një ndarje e qartë midis kontrollit evropian dhe atij kombëtar, por është garantuar edhe pavarësia e BQE. Ndaj ai është i mendimit, se u miratuan pikat kyçe, për krijimin e një kontrolli bankar evropian. Schäuble shtoi: "Ky është një kontribut i mirë për takimin e nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, që nis punimet në Bruksel."

Projekt prestigjoz për forcimin e besimit

Marrëveshja u arrit pas mbledhjes maratonë. Gjermania dhe Franca i hapën rrugë këtij projekti përmes një dokumenti kompromisi të përpiluar së bashku. Ato ranë dakord lidhur me dy çështje – numrin e bankave që do të mbikqyren dhe ndarjen strikte të vendimeve të plotikës monetare nga mbikqyrja bankare në Bankën Qendrore Evropiane. Deri në fund ishte e diskutueshme pjesëmarrja e vendeve jashtë zonës së euros, të cilat duan t'i bashkohen kësaj mbikqyrjeje si dhe roli i institucionit ekszitues të mbikqyrjes, Autoriteti Bankar Evropian.

Kontrolli qendror i më shumë se 6000 bankave në eurozonë konsiderohet si projekt presigji dhe ka për qëllim të rikthejë besimin tek bankat në kushtet e krizës së borxheve.