"Pёrkrah spanjollёve" - Reagimet pas atentatit nё Barcelonё
18 Gusht 2017Kancelarja Angela Merkel i shprehu qeverisё nё Madrid ngushёllimet e saj dhe theksoi, se "ёshtё pranё popullit spanjoll nё kёto momente tё vёshtira", shkruan zёdhёnёsi i qeverisё Steffen Seibert nё twitter. "Me hidhёrim tё thellё ne qendrojmё pranё viktimave tё sulmit pervers nё Barcelonё." Zёvendёskancelari dhe njёkohёsisht ministёr i Jashtёm, Sigmar Gabriel u shpreh "i tronditur thellё" dhe u transmetoi ngushёllimet viktimave dhe tё afёrmve e miqve tё tyre. "Ne nuk do t'i pёrulemi terrorit, ai nuk do tё na ndajё ne," tha Gabriel.
Ngjashёm i shpreh edhe kandidati pёr kancelar i partisё socialdemokrate, Martin Schulz. Ai shkruan, se ёshtё "i shokuar dhe i indinjuar" pёr lajmet nga Barcelona. "Njё sulm burracak ndaj vlerave tona", tha Schulz mё tej. Edhe ministri i Brendshёm Thomas de Maizière shprehet "i tronditur thellё pёr lajmet e tmerrshme". Sёrish terrori ka "treguar anёn e shёmtuar tё tij, ne solidarizohemi me popullin spanjoll", thekson ministri, i cili ёshtё pёrgjegjёs pёr sigurinё dhe luftёn kundёr terrorit nё Gjermani. Kolegu i tij Heiko Maas, ministёr i Drejtёsisё e quajti sulmin "pervers". Ai e ka prekur qytetin mesdhetar "nё mes tё zemrёs sё tij".
"Hidhёrim dhe shtangie", kёshtu reagon kryetarja e partisë 'Alternativa pёr Gjermaninё' Frauke Petry duke nёnvizuar konsekuencat politike. "Lajmet nuk pёrballohen", shkruan ajo nё twitter. Europa ka nevojё pёr ndryshime, "ne duhet tё pёrballemi me realitetin".
May dhe Macron, Tusk dhe Trump
Brenda pak orёsh reaguan tё paktёn nё twitter - njё sёrё politikanёsh drejtues nё Europё, Theresa May dhe Emmanuel Macron (ky i fundit shkruan madje edhe spanjisht nё twitter". Presidenti i Kёshillit tё Europёs, Donald Tusk reagoi po ashtu. Mesazhi ndёrkombёtar i euopianёve ёshtё i njёzёshёm: "Ne jemi bashkё, ne qëndrojmё bashkё".
Tёrheq vёmendjen reagimi i shpejtё nga SHBA-ja lidhur me slmin nё Spanjё. Fillimisht ministri i Jashtёm Rex Tillerson i ofroi ndihmёn e vendit tё tij Spanjёs. "Terroristёt nё mbarё botёn duhet ta dinё, se SHBA dhe aleatёt tanё janё tё vendosur, t'ju gjejnё dhe t'ju nxjerrin juve para drejtёsisё", tha ai nё njё konferencё shtypi. Mё vonё presidenti Donald Trump nё emёr tё SHBA-sё dёnoi sulmin terrorist. "Ne do tё ndihmojmё, sido qё tё jetё e nevojshme", shtoi ai. "Be tough & strong, we love you", pёrfundon mesazhi i tij.
vfb/(afp,dpa)