Austria dhe Bashkësia Islame - Pas arrestimeve të të dyshuarve terroristë
19 Shtator 2007Bashkësitë islame austriake nuk duan të konsiderohen si 'farkëtar të terrorizmit'. Por megjithatë ata nuk i kanë nën kontroll ata që i bashkohen qarqeve radikale.
Andreas Meier-Feist vizitoi një prej shkollave më të mëdha fetare islamike në Vjenë.
Një ndërtesë e vjetër e verdhë okre në qendër të Vjenës. Asnjë shenjë përmbi, vetëm rruga dhe numri i shtëpisë: Neustiftgasse 117. Këtu ndodhet një prej shkollave më të mëdha të besimit islam. Në dhomat e mësimit ndodhen shumë vajza të reja, të gjitha me shami koke. Eshtë koha e pushimit. Arrestimi i islamistëve radikal në Vjenë. Me këtë mirren nxënësitë. Ata pyesin: çfarë ka të bëj kjo me ne? Ata ishin të huaj edhe për ne.
Nëse të rinjtë nuk kanë perspektivë
'Nëse të rinjtë nuk kanë perspektivë, nëse të rinjtë nuk kanë mundësi të inkuadrohen askund, nëse të rinjtë dështojnë gjatë shkollimit, atëherë e tëra kjo shpie drejt një qëndrimi armiqësor kundrejt shoqërisë'.
Nga nxënsitë e këtushëm - kështu duket - islamistët e arrestuar janë larg. Për mësuesen e religjionit Gylmiri Jataç (Gülmiri Aytac) ata janë persona që kanë ndërprerë shkollimin, të papunë të larguar prej kohësh nga bashkësia: 'Të cilët pastaj sillen dikund vërdallë dhe nuk ka kush përkujdeset për ta. Por, në shkollë nxënësit janë në të vërtetë në duar të mira tek të gjithë mësuesit, të cilët përkujdesen për ta'.
Nganjëherë ata, pra nxënësitë që kanë ndërprerë mësimet, janë parë në oborrin para xhamisë. Kjo është e tëra. Por jo të gjithë i dallojnë këto gjëra. Nga njëra anë religjioni i pranuar dhe njohur nga shteti nga ana tjetër ekstremizmi. 'Vërehet një shqetësim, përsëri me këto akuza, prapë me dyshime të përgjithshme. Edhe në ditët e përditshme shkollore. Kjo është një ngarkesë e madhe e cila u vihet këtyre të rinjve të cilët nuk kanë asgjë me këtë punë. Ata duan të përqëndrohen në shkollimin e tyre, të kenë nota të mira e asgjë më shumë'.
Arrestimi i islamistëve ka shtuar edhe më tepër sulmet të cilat ekzistonin edhe më parë
Shkak: planet për ndërtimin e një ndërtese për bashkësinë islame në Vjenë. Banorë dhe grupe të djathta protestuan kundër thirrjeve të mundshme të myzeinit në mëngjesin e hershëm edhe pse në të vërtetë bëhet fjalë për disa hapësira shtesë për një çerdhe fëmijësh.
'Që në ora pesë të mëngjesit ai fillon muuuh, e ne duhet t'i mbyllim dritare e të gjitha. Çka mendon çfarë po bëj unë tani? Për vendin tonë, për tërë Austrinë. Bëhet fjalë për krejt Austrinë'.
Debati nxehet jo vetëm nga protetsuesit por edhe nga udhëheqësit politikë
Shefi konservator i qeverisë së landit të Austrisë së poshtme, Ervin Pröll përdori gjuhën nacionalsocialiste duke i quajtur minaretë si të huaja për nga lloji. Lajthitjet e tilla lënë gjurmët e tyre në jetën e përditshme shkollore të Gylmiri Jataçit. 'Kur nxënëset apo nxënsit që sapo kanë përjetuar një demonstratë kundër ndërtimit të një xhamie, vijnë tek unë me shumë emocione dhe e thonë këtë. Pastaj ne diskutojmë për këtë çështje në mënyrë që mos të mblidhet frustrimi i cili do të shpërthente me ndonjë reagim negativ'.
Një rrezik i cili shtohet me polarizimin e shoqërisë, tërheq vërejtjen Karla Baghajati (Carla Baghajati) nga Bashkësia e besimit islam në Austri. Në koalicionin e madh qeveritar në Austri ka ditë që zihen për mënyrën e sjelljes së drejtë me myslimanët. Me këtë rast shpesh harrohet se ata përbëjnë grupin e katër religjioz në Austri. Rreh 12 përiqnd. Ata bile ndodhen para evangjelistëve me më pak se pesë përqind. Në Bashkinë e Tirolit Fulpmes myslimanët janë të përfaqësuar me 16 përqind. Para së gjithash punëtorë të inkuadruar në industrinë e lehtë të cilët me familjet e tyre ka dekada që kanë migruar dhe integruar në shoqërinë austriake. Andaj sipas Baghajatit: 'Nga myslimamnët nuk ka nevojë të kihet frikë. Myslimanët nuk janë terroristë'. Karla Baghajati (Carla Baghajati) e përsërit shpesh këtë frazë. Por në Austri ajo aktualisht pothuajse nuk dëgjohet fare.