Austria ndihmon Shkodrën
18 Maj 2007Reklamë
Qeveria e Austrisë investon sërish miliona euro për Shkodrën. Vëmendja austriake do të fokusohet kryesisht në potencialin turistik që posedon rajoni verior i Shqipërisë.
Për realizimin e projekteve dhe programeve të saj në vazhdimësi, Agjensia Austriake për Zhvillim, BAZH, ka vënë në dispozicion 2.5 milionë euro, të cilat do të përqëndrohen në disa sektorë të rëndësishem si arsimi, energjitika, infrastruktura ujore etj. Prania dhe kontributi austriak është rritur dukshem sidomos këto vitet e fundit për Shqipërinë.