Austria paralajmëron të mos udhëtohet në Renaninë Veriore
25 Qershor 2020Pas shpërthimit masiv të Coronës në rrethin Gütersloh, Austria ka nxjerrë një paralajmërim për të mos udhëtuar në landin gjerman të Renanisë-Veriore-Vestfalisë.
"Në lidhje me përhapjen e fundit të virusit të Coronas, për landin gjerman të Rhenanisë-Veriore-Vestfalisë vlen një paralajmërim i pjesshëm për të mos udhëtuar(niveli i sigurisë 5) - paralajmërohet që të mos ndërmerren udhëtime në Renaninë-Veriore-Vestfalinë", thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme austriake të mërkurën.
Për pjesën tjetër të Gjermanisë, ministria austriake sheh një rrezik sigurie më të ulët, të nivelit 4: " Ju këshillojmë që të mos bëni udhëtime jo patjetër të nevojshme në këtë vend".
Ekzistojnë gjithsej gjashtë nivele paralajmërimesh për rrezikun. Shkalla më e lartë është në fuqi kur paralajmërimi për të mos udhëtuar prek një vend të tërë. Provinca kineze Hubei dhe rajoni italian i Lombardisë, sipas Austrisë, janë aktualisht në të njëjtin nivel me në landin gjerman të Renanisë-Veriore-Vestfalisë.
aud (sz)