1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barroso optimist për ligjin e kontestueshëm të Hungarisë & Reformat financiare të BE&Feja islame, sipas 40% të gjermanëve dhe francezëve, e rrezikshme

8 Janar 2011
https://p.dw.com/p/Qp50

Kryetari i Komisionit të BE Jose Manuel Barroso është shprehur në Budapest se Hungaria është gati të ndryshojë ligjin e kontestuar të mediave. Barroso pas takimit me kryeministrin hungarez Viktor Orban tha se ky i fundit ka shprehur gatishmërinë e tij për këtë, po qe se KE e kërkon një gjë të tillë. Hungaria pret që KE të dalë me një opinion të sajin, nëse është ligji konform parimeve të BE-së, tha Orban. Ligji për mediat i Hungarisë është kritikuar edhe nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë. Anke Loyen

Duke filluar nga muaji janar BE-ja ka edhe tri agjenci kontrolli dhe mbikqyrjeje të bankave, bursave dhe sigurimeve në vendet e BE-së. Këto janë pjesë themelore e reformave financiare të BE-së. Martin Bohne

Rreth 40% e banorëve të Gjermanisë apo të Francës e konsiderojnë fenë islame si rrezik për identitetin e tyre kombëtar. Po ashtu dy të tretat e francezëve dhe tre të katërtat e gjermanëve mendojnë se myslimanët nuk janë të integruar mirë. Këto janë përfundimet e një anketimi të zhvilluar në Francë dhe në Gjermani nga gazeta franceze "Le Monde" si dhe të një studimi të Universitetit të Mynsterit. Sabine Ripperger me hollësi:

 ´

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi