BE u shtrin dorën autoriteteve të reja në Siri
3 Janar 2025Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock dhe homologu i saj francez Jean-Noël Barrot janë ministrat e parë të anëtarëve të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që shkojnë në Damask. Ka kaluar një muaj që kur milicia islamike Hayat Tahrir al-Shams (HTS) përmbysi diktatorin sirianBashar al-Assad. Ministrat evropianë po takohen tani për herë të parë me udhëheqësin e milicisë Ahmad al-Sharan.
Ministrja gjermanetha para udhëtimit, se "ne e dimë se nga vjen HTS ideologjikisht dhe çfarë ka bërë në të kaluarën". Sepse ajo vjen nga Fronti Al Nusra, dega siriane e rrjetit terrorist Al Kaeda dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik, i cili ka kryer krime të tmerrshme kundër të gjithë jomuslimanëve në territorin që sundonte. Edhe pse sot nga Damasku dëgjohet se nuk duan të merren më me terrorizmin, al-Shara është ende lart në listën e terroristëve të kërkuar dhe sidomos Izraeli nuk beson se diçka ka ndryshuar.
Një fillim i ri, por me kushte
Megjithatë, që nga 8 dhjetori, kur forcat e HTS depërtuan në Damask, dhe al-Assad iku në Rusi, fjalë pajtuese dhe gjeste të tilla ndaj të gjitha fraksioneve në Siri mund të dëgjoheshin e shiheshin nga udhëheqësi i rebelëve islamikë. Al Shara me sa duket i tërheq fijet nga prapavija, por ai nuk e mori zyrtarisht pushtetin. Ai paralajmëroi respektimin e Kushtetutës dhe shpalljen e zgjedhjeve në Siri për një maksimum prej tre vjetësh. Sipas njoftimeve të mediave lokale, Konferenca e Dialogut Kombëtar të përfaqësuesve të të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Siri duhet të mbahet në janar.
Në të njëjtën kohë, qytetarët e Sirisë kanë nevojë për ndihmë: në pothuajse 14 vjet luftë, shumëçka është shkatërruar, furnizimi i popullsisë është i pamjaftueshëm. Një fillim i ri politik i marrëdhënieve midis Evropës dhe Sirisë, midis Gjermanisë dhe Sirisë është i mundur, tha ministrja gjermane. Ajo dhe kolegu i saj francez shkojnë në Damask "duke zgjatur duart e për paqen, por edhe me pritshmëri të qarta nga sundimtarët e rinj”.
Al-Shara përsëriti vazhdimisht se politika e Sirisë është çështje e vetë qytetarëve të Sirisë dhe se ai nuk dëshiron ndikimin e vendeve të tjera në këtë vend. Bashkimi Evropiannuk e ka as problemin më të vogël ta pranojë këtë kërkesë dhe të përdorë ndikimin e tij në vende si Izraeli dhe Turqia, të cilat padyshim kanë synimet e tyre politike edhe në Siri.
Do të matet me veprime, jo me fjalë
Por edhe në takimin me liderin e milicisë islamike, ministrat nga Gjermania dhe Franca duan të dëgjojnë plane të qarta se në çfarë do të shndërrohet ai vend. Baerbock kërkoi që të respektohen të drejtat e të gjithëve në Siri jo vetëm deri në zgjedhjet e reja por edhe më vonë. Edhe pse milicia e ka origjinën nga Shteti Islamik, në Sirinë e re nuk duhet të ketë vend për ekstremizëm dhe terrorizëm. Evropianët sigurisht kanë shpresë se qeveria e re në Damask ka filluar tashmë bisedimet me Forcat Demokratike Siriane (SDF), të dominuara nga kurdët, por në përgjithësi, Evropa do të "masë HTS me veprat e saj dhe jo me fjalë".
Me gjithë skepticizmin, ne nuk duhet të humbim shansin dhe mundësinë për të mbështetur qytetarët e Sirisë në këtë udhëkryq të rëndësishëm të rrugës drejt së ardhmes”, tha Baerbock. Evropa dëshiron një tranzicion dhe pajtim paqësor të të gjitha pjesëve të shoqërisë dhe shtetit në Siri.
Moritz Behrendt, ARD-Kairo