1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Belgien Regierung

Christopher Plass / Brüssel (HR) 20 Mars 2008

Pas muajsh krize qeveritare në Belgjikë është rënë dakord për krijimin e një koalicioni qeveritar i përbërë nga pesë parti. Kryeministër i vendit do të zgjidhet kristiandemokrati Iv Leterm.

https://p.dw.com/p/DRcw
Kryeministri i ri Iv Leterm
Kryeministri i ri Iv LetermFotografi: picture-alliance/ dpa

Nëntë muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare Belgjika sot do te ketë qeverinë e re. Madje për një kohë të gjatë dukej se përpjekjet për të krijuar qeverinë nuk kishin asnjë shans. Për muaj me radhë partitë belge ia vështirësuan punën njëra-tjetrës. Pra nuk është për t'u çuditur që opinioni publik mori frymë i lehtësuar kur përfundoi me sukses mbledhja maratonë e partive të përfshira në bisedime. Ministrja socialiste Lauret Onklinks u shpreh me entuziazëm: "është një ndjesi shumë e mirë".


Partitë në Belgjikë janë përfaqësuese të pjesës flamande dhe asaj frankofone. Partitë e të njëjtit orientim politik kanë armiqësi të dukshme me njëra-tjetërn si për shembull partia kristiandemokrate flamande dhe ajo frankofone e Valonisë. Vështirësi tjetër u krijua edhe nga rezultatet e zgjedhjeve parlamenatre, të cilat nuk i dhanë shumicën e qartë asnjë partie.


Kristiandemokrati flamdan, Yv Leterm dështoi dy herë në përpjekjen e tij për krijimin e qeverisë. shefi i i deritanishëm i qeverisë, Guy Verhoshtadt qëndoir në detyrë megjithëse doli humbës nga zgjedhjet parlamentare të nëntë muajve më parë.


Më në fund kristiandemokratët dhe liberalët si nga pjesa flamande ashtu edhe ajo frankofone më në fund i shtrënguan vidat mirë. Ndërsa socialistët nga Valonia, të cilët pësuan humbje në zgjedhje arritën të futen në koalicion si partia e pestë qeverisëse.


Një gjë është e sigurtë që koilacioni i ri qeverisës belge është një koalicion mjaft i brishtë. Megjitëhse është rënë dakord për një platformë të përbashkët bashkëpunimi, detajet e tij nuk janë përpunuar ende.


Ky koalicion e ka eksplozivin brenda. Po qe se do të që të mbijetojë kjo qeverie duhet që të'i hyjë punës për të bërë bnjë reformë shtetërore. Flamandët e pasur duan më shumë vetësim në tregun e punës dhe politikën shëndteësore. Ndërsa valonët i tremben humbjes së solidaritetit mes dy zonave.


Tensionet në politikën belge mbeten, megjithatë sot kristiandemokrati Yv Laterm do të bëjë betimin si kryeministër. Ditën e shtunë atij i duhet për herë të parë të marrë votëbesimin e koalicionit të tij tepër të dobët. VEtëm në verë partitë qeverisë mund të fillojnë debatin për reformën shtetërore dhe Iv Letermit i duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit