1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlin-Bon: Tren i posaҁёm pёr nё samitin e klimёs

4 Nëntor 2017

Pёr tё shpёtuar Fixhin dhe tё tjera shtete ishuj, janё tё domosdoshme disa masa ambicioze. Nё trenin e posaҁёm pёr nё Konferencёn e Klimёs, reporteri i DW, Jens Thurau, bisedoie me njerёz nga Pqёsori Jugor.

https://p.dw.com/p/2n28a
ICE-Sonderzug "Train to Bonn" zur 23. UN-Klimakonferenz
Fotografi: picture alliance/dpa/M. Gambarini

"Do tё ishte mё mirё, nёse tё gjithё pjesёmarrёsit do tё vinin nё kёtё mёnyrё nё Konferencёn e Klimёs: Me tren!" Ambasadori i ishujve Fixhi nё Gjermani, Deo Saran, ndodhet ndёrkohё nё segmentin hekurudhor mes Berlinit dhe Volfsburgut - nё vagonin nr. 24 tё trenit tё posaҁёm pёr nё Konferencёn e Klimёs. Por ёshtё e qartё, qё nuk mund tё vijnё tё gjithё kёshtu.

Nga mё shumё se 190 shtete do tё vijnё nё samitin e klimёs nё Bon mbi 20.000 tё deleguar, gazetarё dhe mbrojtёs tё mjedisit. Konferenca e 23 e OKB-sё pёr Klimёn COP23, i zhvillon punimet nё Bon mё 06.11 - 17.11. 2017. Nga tё gjithё kёta pjesёmarrёs vetёm 250 syresh udhёtojnё me trenin e posaҁёm. Por ambasadori mendon, se nёse ёshtё nё njё farё mёnyre e mundur, do tё duhej tё shmangej fluturimi me avion. "Kushdo qё shmang gazrat ndaj klimёs jep njё kontribut. Ne jemi njё bashkёsi globale dhe ndjekim tё njёjtёn rrugё." Tё bashkuar nё luftё kundёr ndryshimit tё klimёs.

Reklamё pёr Hekurudha Gjermane

Ishujt Fixhi kanё marrё pёrsipёr presidencёn e konferencёs gjigande. Nё trenin e posaҁёm ofrohen shёrbime ekstra tё financuara nga Hekurudha Gjermane (Deutsche Bahn)qё i sjell tё 250 pjesёmarrёsit nё konferencё me mjete konform ruajtjes sё mjedisit dhe me efekt pёr sensibilizimin e opinionit. 

Simbol i madh, efekt i vogёl pёr mjedisin: Treni i posaҁёm pёr nё samitin e klimёs ka pasagjere edhe ministren e Mjedisit, socialdemokraten Barbara Hendricks (SPD), Deo Saran, ambasador i Fixhit dhe kryetarin e kryesisё sё Deutsche Bahn Richard Lutz (nё fotografi nga e djathta)

ICE-Sonderzug "Train to Bonn" zur 23. UN-Klimakonferenz COP23
Fotografi: picture alliance/dpa/M. Gambarini

Eshtё e kuptueshme qё Deutsche Bahn bёn reklamё tё fuqishme pёr vete: Shefi Richard Lutz me mikrofon komunikon nё bord, se sipёrmarrja e tij deri mё 2030 do tё pёrgjysmojё emisionet e gazrave. Qarkullimi nё distanca tё largёta sё shpejti do tё realizohet me energji tё rigjenerueshme.

Fixhi nё fokus

Pёr ishujt e Paqesorit jugor kёto masa janё tё vonuara. Nё njё vagon mё tutje udhёton Frances Namoumou, e ngarkuara pёr klimёn nga kёshilli i kishёs sё Paqёsorit nё Fixhi. Ajo bёn fjalё pёr Marrёveshjen e Klimёs nё Paris mё 2015, me tё cilёn nёnshkruesit e kufizuan me dy gradё, por do tё kishin preferuar mё mirё ta kishin ndalur me 1,5 gradё ngrohjen e Tokёs. Ajo thotё, se "pёr ne kjo ka njё dallim tё madh. Dy gradё, qё anё e mbanё vlerёsohen si arritje, pёr ne do tё thotё dёnim me vdekje." Ajo tregon, se nё vendin e saj ndёrkohё ёshtё dashur tё zhvendosen tёrёsisht rreth 200 banorё. Tani njerёzit jetojnё nё toka nё lartёsi nga niveli i detit. Atje ata janё mё tё sigurtё prej detit, niveli i tё cilit ёshtё nё rritje vazhdimisht prej stuhive. "Por ata kanё humbur atdheun e tyre dhe aftёsitё tradicionale tё peshkimit", thotё Namoumou. "E trishtueshme, por nuk bёhet ndryshe."

Nryshimi i klimёs ka avancuar aq shumё, sa Fixhit tani mund t'i ndihmohet, vetёm nёse ngrohja e Tokёs nё tё ardhmen do tё jetё maksimumi 1,5 gradё. Por kjo varet nёse shtetet do tё bien dakord nё Bon pёr t'i pёrpiluar nё mёnyrё mё ambicioze objektivat pёr klimёn, ashtu sikurse ёshtё planifikuar. Vetёm kёshtu Fixhi mund tё ketё njё shans. Sipas vlerёsimeve aktualisht objektivat pёr klimёn tё pёrcaktuara nё Marrёveshjen e Parisit, pёrmbajnё si mesatare tё ngrohjes sё Tokёs temeperaturёn tre gradё.

Vёshtirё se Bashkёsia Ndёrkombёtare do tё arrijё nё Bon t'i afrohet objektivit me nёn dy gradё, e aq mё pak vlerёs 1,5 gradё. Sidoqoftё pasagjerёt e trenit tё posaҁёm kanё kursyer emisionet e gazrave dhe treni natyrisht qё mbёrriti nё kohё nё destinacion.

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau