1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030211 Filmstadt Berlin

4 Shkurt 2011

„I varfër por seksi!", kjo është formula të cilën përdor Kryetari i bashkisë Klaus Wowereit, për të përshkruar Berlinin. Me të drejtë, sepse megjithë kodrën e madhe të borxheve Berlini mbetet një qytet shumë interesant.

https://p.dw.com/p/10AkD
Berlini është seksi, sepse këtu kemi një kreativitet të pafund ku bëjnë pjesë edhe shumë regjisorë dhe përfaqësues të filmit.Fotografi: Internationale Filmfestspiele Berlin

Martin Harris beson që e di se kush është ai, por atë askush nuk e njeh. „Unknown Identity“, është titulli i filmit më të ri të regjisorit spanjoll Jaume Collet-Serra, me aktorin Liam Neeson. Filmi zhvillohet në Berlin, është prodhuar prej Studios së produksioneve Babelsberg dhe së shpejti do të ketë premierën e tij në Berlinale. Studio Babelsberg ka edhe një shkas tjetër për të festuar. Në vitet 90-të të gjithë mendonin se kishte vdekur, por tani po përjeton një renesansë të jashtëzakonshme. Berlini ka rritur autoritetin edhe në suazat ndërkombëtare. Këtu janë prodhuar filmat si „Pianisti" apo „Der Ghostwriter“ të Roman Polanskit , filmi „The International“ i Tom Tykwer, apo „Der Vorleser“ nga Stephan Daldry dhe „Inglourious Basterds“ i Quinten Tarantinos.

Flash-Galerie 100 Jahre Babelsberg - Regisseur Roman Polanski am Set
Regizori Roman PolanskiFotografi: Studio Babelsberg AG


Studio Babelsberg ofron një nivel të lartë teknik, ndërkohë që përzgjedhja e motiveve është gati e pafund. Brandenburgu ofron pejsazhe të jashtëzakonshme, sekuanca të qyteteve të vogla, shtëpi të larta, ura dhe arkitekturë eksperimentale. Agjencitë e udhëtimeve tregojnë se prej cilës urë ka kërcyer në filmin e tij aktori Matt Damon, apo ku ka luajtur Tom Cruise rolin e atentatorit të pasuksesshëm ndaj Hitlerit, Stauffenberg. Poashtu tregojnë edhe ku janë incizuar filmat më të vjetër në Berlin.


Shumë regjizorë, autorë dhe aktorë kanë gjetur rrugën për në Berlin. Mbi 100 kino ofrojnë të gjitha që i do zemra e kineastit. Në sheshin Potsdam gjendet shtëpia e filmit, ku janë mbledhur edhe shumë institucione të ndryshme dhe "Muzeumi i filmit dhe televizionit", të cilin në vit e vizitojnë më shumë se 100.000 njerëz. Atje ndodhet dhe kinoteka gjermane, e cila kujdeset për trashëgiminë filmike. Nuk duhet haruar as një arsenal legjendar të kinove dhe Akademinë e flimit dhe televizinit me rreth 250 studentë. Përballë saj gjendet edhe qendra e Berlinales.

Flash-Galerie Filmstudios Babelsberg
Studio Babelsberg po përjeton kthiminFotografi: picture-alliance/ ZB


Berlinale së bashku me Cannes dhe Venedikun është festivali më i rëndësishëm në botë. Në Berlin deri tani janë organizuar 60 festivale filmi, të cilat i janë kushtuar filmave nga Azia, vendet arabe, të Amerikës latine, ekologjisë, fantazisë apo filmave porno. Akademia e filmit gjerman ndan çdo vit edhe çmimet përkatëse. Berlini është ndoshta qyteti i vetëm ku disa regjizorë janë mbledhur në një grup të veçantë. Në "Shkollën e Berlinit", janë prodhuar vitet e fundit shumë filma që tregojnë realitetin e përditshëm pa prezencën e aktorëve të njohur, por me njerëz nga shtresat e ulëta sociale. Në grupin e "Shkollës së Berlinit" bën pjesë edhe regjisori Christoph Hochhäusler.

Christoph Hochhäusler
Regjizori Christoph HochhäuslerFotografi: Picture alliance/dpa


"Të gjithë kanë vizituar Berlinin. Kjo është një histori. Berlini është plot me berlinezë të rinj që kanë shumë kohë. Berlini është një qytet i lirë, i shëmtuar dhe i padefinuar. Dhe pikërisht ky është një fillim i mrekullueshëm".

Autor: Bernd Sobolla/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama