Bernd Riegert'
Korrespondent prej shumë vitesh në Evropë dhe SHBA me fokus te migracioni, politikat e sigurisë dhe politikat financiare.
Evropa dhe bashkimi i saj unik është pasioni i Berndit. Si funksionon Bashkimi Evropian? A funksionon dhe nëse po, përse? Çfarë efekti ka tek qytetarët ky eksperiment politik unik? Çfarë thotë bota për të?
Bernd Riegert ka raportuar për rënien e Murit të Berlinit dhe ka qenë dëshmitar i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Uashington DC, i zgjerimit të BE-së me vendet e lindjes në vitin 2004, ka raportuar nga Roma për zgjedhjen e Papëve, nga kampi i refugjatëve Moria në Lesbos, nga takimi i Trumpit me Putinin në Helsinki dhe nga vendngjarja e sulmeve terroriste në Bruksel. Bernd Riegert sheh si detyrën më të rëndësishme të një gazetari të jetë aty ku flasin njerëzit dhe ku ndodhin gjërat më të mëdha. Si korrespondent në Bruksel ai shpjegon politikat abstrakte dhe çmonton mitet rreth BE-së për të treguar se si funksion në të vërtetë BE-ja dhe çfarë drejtimi mund të marrë në të ardhmen.