Bisedimet në Vjenë përfunduan pa ndonjë sukses konkret
10 Mars 2007
Në Vjenë përfundoi pa ndonjë marrveshje konkrete raundi i fundit i negociatave mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, kushtuar statusit përfundimtar të Kosovës. Në takimin e nivelit të lartë të organizuar nga ndërmjetësi i OKB, Marti Ahtsari morrën pjesë presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarë të tjerë të delegacioneve të larta. Delegacioni i Kosovës përsëriti kërkesën për pavarësi, ndërsa Beogradi ofronte vetëm autonomi në kuadër të Serbisë. Marti Ahtisari konstatoi në konfeërencën për shtyp përfundimin e procesit të negociatave të drejtëpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit. Ahtisari tha se tek palët as sot nuk ka vërejtur ndonjë gatishmëri për kompromis. "Bisedimet nuk mund të vazhdojnë deri në pafund. Prandaj kemi vendosur që ditët e ardhëshme të përgatisim dokumentin përfundimtar ku do të ketë vend edhe për vërejtjet e palëve, por nuk do të ketë ndryshime esenciale. Eshtë planifikuar që dokumenti të dërgohet në Këshillin e sigurimit të OKB në pjesën e dytë të këtij muaji. Ndërsa sipas të gjitha gjasave, për dokumentin do të debatohet në prill.