1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet për trashëgiminë kulturore përfunduan dje në Vjenë pa marrëveshje konkrete

Deutsche Welle19 Korrik 2006

Drejtuesi i ekipit shqiptar në bisedime Ylber Hysa u shpreh se për fat të keq pala serbe nuk ka qenë e hapur që të bëhet partnere në bisedime

https://p.dw.com/p/AreD
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

Pas bisedimeve delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare si dhe të pronave kishtare janë të vetëdijshem, që keto janë tema të rëndesishme për të cilat duhet diskutuar. Tri të palët UNOSEK-u Beogradi dhe Prishtina kanë dhënë propozimet e tyre për numrin e qëndrave kulturore dhe fetare, të cilat do të duheshin mbrojtur dhe për territorin dhe madhësinë e tyre.

Duke drejtuar seancën drejtori për çështjet politike të zyres së UNOSEK-ut, Peter Ivancov tha se është rënë dakord që për keto çështje bisedimet të vazhdojnë. Sipas tij ky takim u është kushtuar vetëm zonave që duhen mbrojtur, madhësisë së tyre dhe numrit. Ivancov tha se UNOSEK ka paraqitur propozim e tij që parashikon percaktimin e 15 zonave të mbrojtura.

Shefja e qëndres koordinuese për Kosovën Sanda Rashkovic-Ivic theksoi se, ekipi serb herën e parë kishte propozuar mbrojtjen e 42 lokacioneve kesaj here të 39 zonave. Rashkovic tha se nuk është tkurrur kerkesa e palës serbe, por është fjala për komuna, ku ekzistojnë më shumë kisha, të cilat kanë nevojë për mbrojtje.

Drejtuesi i ekipit shqiptar në bisedime Ylber Hysa, tha se për fat të keq pala serbe nuk ka qenë e hapur që të bëhet partnere në bisedime, "Nuk e kuptoj se perse ata e lënë t´u ikë shansi për mbrojtjen e kishave", tha Hysa.