1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cilësi shumë e mirë e ujit në ujërat gjermane për larje

9 Qershor 2023

Agjencia Evropiane e Mjedisit u dëshmon ujit të liqeneve e lumenjve të Gjermanisë kushte të shkëlqyera për larje. Shumë i kufizuar është rreziku për shëndetin në BE në tërësi.

https://p.dw.com/p/4SNwt
Chiemsee
Fotografi: Matthias Balk/dpa/picture alliance

Agjencia Evropiane e Mjedisit u dëshmon ujit të liqeneve e lumenjve të Gjermanisë kushte të shkëlqyera për larje.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, uji për larje në Gjermani është pothuajse gjithmonë i një cilësie shumë të mirë. Sipas një raporti të fundit të autoritetit me bazë në Kopenhagë, më shumë se 90% e rreth 2300 liqeneve gjermane të larjes, lumenjve dhe ujërave bregdetare të analizuara ofrojnë kushte të shkëlqyera.

Kjo e vendos Republikën Federale në mes të një krahasimi evropian të cilësisë së ujit. Qiproja, Austria, Greqia dhe Kroacia janë më të mirat, të ndjekura nga Danimarka, Malta, Bullgaria, Rumania dhe Gjermania në vendin e nëntë.

Liqeni Rederang
Liqeni RederangFotografi: picture alliance / blickwinkel/A. Held

Sipas informacioneve, ujërat janë ekzaminuar ndër të tjera për baktere fekale që mund të çojnë në sëmundje te njerëzit. Agjencia Evropiane e Mjedisit vuri në dukje se rreziku për shëndetin nga notimi në liqenet, lumenjtë dhe ujërat bregdetare të BE është shumë i kufizuar.

Vetëm 14 nga vendet gjermane për larje, të analizuara u klasifikuan si të pakënaqshme nga autoriteti evropian, me të njëjtën vlerë si një vit më parë. Për këto vende, EEA rekomandon ndalime të larjes, paralajmërime ose masa të tjera.

aud (dpa,dlf)