1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deputeti i unionit kristian demokrat CDU Friedrich Merz ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

S.H7 Shkurt 2007

Ky vendim i papritur komentohet sot nga shumë gazeta gjermane. Temë tjetër është dhuna që shpërtheu në stadiumin e futbollit të Catanias në Itali.

https://p.dw.com/p/Arlj

Gazeta «Der Tagesspiegel» nga Berlini shkruan mbi Friedrich Merz:

"Merz është një simptomë. Sepse të deklarosh përpara zgjedhjeve diçka e të bësh krejt të kundërtën pas tyre, është një temë që duhet diskutuar me kujdes. Debati mbi këtë temë nuk është zhvilluar ende. Vetëm disa gjysmëfjali dëshmojnë se tek unioni i madh kristian-demokrat, CDU ka ndodhur një gabim shumë fatal dhe ende nuk dihet se kush e mban përgjegjësinë. Por tani presioni po rritet sërish dhe ndoshta kjo ishte ajo që kishte si qëllim Merz: t´i hidhte pikën e fundit gotës që nuk mbante më, për të ndërshkuar kështu Merkelin e të gjithë të tjerët që duan ta shndërrojnë CDU-në në një SPD të keqe. Kundër mendimeve të saj e kundër parimeve të partisë."

Gazeta «Handelsblatt» komenton:

"Ndarja nga politika nuk është konsekuente për Merzin. Si avokati i një zyre të madhe amerikane, si kryetar i bordit mbikqyrës të Hedge-Fonds në bursën gjermane dhe si këshilltar i komapnisë së qymyrgurit Ruhrkohle AG, ai fiton shumë më tepër se vetëm dietën si deputet i parlamentit. Ai nuk pranoi asnjëherë transparencë në punët e tij të tjera. Nuk dihet sa poste do t´i ofrohen kur të largohet nga politika. Ndërkohë unioni kristian demokrat nuk humb vetëm një politikan të rëndësishëm, i cili mund të debatojë pa problem me këdo në parlament. Largimi i Merzit mund të jetë gjithashtu fillimi i një debati të brendshëm politik mbi kursin shoqëror dhe ekonomik të partisë CDU."

Gazeta «Badisches Tagblatt» nga Baden-Baden shkruan:

"Pakënaqësia është e ndjeshme tek baza e partisë dhe tek politika e përbashkët që mundet të kryhet me partinë social demokrate SPD, e cila prezantohet përpara opinionit publik si më e vendosur dhe harmonike sesa unioni CDU. POr CDU-ja vetë është ajo që duhet të dalë nga kjo situatë e vështirë, nëpërmjet debateve më të ashpëra të brendshme politike dhe me heqjen dorë nga profilimi i disa kontëve dhe politikanëve të tjerë të lartë. Në rast se ata nuk do t´ja dalin mbanë, atëherë kristan- demokratët do të pësojnë të njejtin fat si dikur social demokratët, të cilët humbën falë fushatave zgjedhore që zhvilluan me muaj të tëra, besimin e shumë votuesve."

Në gazetën «Landshuter Zeitung" lexojmë:

"Largimi i Merzit nuk shkakton asnjë kënaqësi tek shefja e partisë Angela Merkel, ndonëse përshtypja e parë mund të jetë ashtu. Edhe politikanët e tjerë të unionit do të mendohen gjatë se kush mund ta zëvendësojë tani Friedrich Merzin. Por a ka më vend në unionin e koalicionit të madh për një ekonomist liberal liberal ekonomik si Friedrich Merz? CDU-ja ka sot më shumë nevojë se kurrë për të, sepse tani krahu i saj konservator po paralizohet në mënyrë të ndjeshme."

Dhe së fundi në gazetën «Nürnberger Zeitung» lexojmë mbi futbollin italian:

"Çfarë do të ndodhë tani, pas shpërthimit të shëmtuar të dhunës në Cataninë siçiliane, ku u vra një polic? Parlamenti dhe shoqatat e futbollit kanë filluar të hatrojnë një katalog me një sërë masah të reja. Por në fundjavë do të zhvillohen sërish ndeshje, ndoënse pjesërisht pa tifozë. Kjo është e rëndë, sidomos për të afërmit e të vrarit. Dhe konsekuente për interesat ekonomike të automatit të parave: futbollit profesionist. Edhe pse Italia është kampione e botës, tifozët nuk e kanë më aq qejf sportin e tyre të preferuar: Dëshira e tyre për të zhvilluar kampionatin evropian të futbollit 2012 në Itali po zhduket. Calcio ndodhet në një baltë korrupsioni, kaosi, manipulimi bastesh, urrejtje ndaj të huajve dhe brutaliteti.