1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Transporti gjerman-Deutsche Bahn të përmirësojë përpikmërinë

5 Shtator 2024

Ministri i Transportit i ka bërë thirrje Shoqërisë së Shërbimit Hekurudhor DB që të rrisë përpikmërinë “Brenda një afati të shkurtër”, por gjtihashtu të bëjë ulje kostosh dhe të përmirësojë pikat e dobëta të kompanisë.

https://p.dw.com/p/4kHp7
Një tren i shpejtësisië së lartë ICE në stacionin e trenit
Tren i shpejtësisë së lartë ICE Fotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing u shpreh së fundmi në Berlin, se kompania kombëtare hekurudhore Deutsche Bahn(DB) duhet të përmirësojë përpikmërinë, veçanërisht për shërbimet në distanca të gjata, dhe gjithashtu të rrisë kursimet në fusha si administrimi dhe menaxhimi duke reduktuar humbjet ose përmirësuar fitimin. Ai tha, se u takon drejtuesve të kompanisë që të krijojnë dhe zbatojnë një plan të saktë, që do të përfundonte deri në vitin 2027, dhe se ai dëshiron raporte tremujore të progresit që tregojnë nëse objektivat po përmbushen. Wissing me gjasë nuk do të marrë shumë nga këto raporte vetë duke pasur parasysh se zgjedhjet e ardhshme federale të Gjermanisë janë planifikuar më 28 shtator 2025.

Tifozë të EURO 2024 në stacionin e trenit në Hamburg
Tifozë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, EURO 2024 në GjermaniFotografi: Bastian/Caro/picture alliance

Dështimet e DB-së në fokus pas EURO 2024 në Gjermani

Edhe pse rënia e përpikmërisë, grevat e shpeshta dhe problemet e tjera hekurudhore kanë qenë probleme të brendshme për një kohë të gjatë, problemet morën vëmendje ndërkombëtare këtë verë pasi Gjermania ishte organizatorja e Kampionatit të Futbollit EURO 2024.

Historitë nga tifozët udhëtues për ndeshjet e humbura dhe mbërritjet me vonesë, shumë prej të cilëve shprehën habinë për problemet në një vend dikur i famshëm për pasionin për përpikmërinë dhe infrastrukturën e mirëmbajtur e transportin publik, i shtuan një lloj dëshpërimi zhgënjimit ekzistues të udhëtarëve dhe politikës gjermane.

Një program i madh modernizimi i rrjetit hekurudhor filloi pothuajse menjëherë pas EURO 2024. Mondernizimi do të sjellë përmirësime të rëndësishme, por në një afat të shkurtër do të rezultojë në mbyllje të gjata segmentesh hekurudhore, devijime dhe vonesa në linjat kryesore hekurudhore në të gjithë vendin, duke përfshirë disa vite në total.

Çfarë tha ministri i transportit?

Kërkesa më urgjente e ministrit gjerman, nga Volker Wissing, nga Partia Liberal-Demokrate (FDP) ishte që përpikëmëria e shërbimeve në distanca të gjata me shpejtësi të lartë të "përmirësohej ndjeshëm në afat të shkurtër”. Ai gjithashtu donte të shihte uljen e mbipopullimit në këto shërbime.

Wissing bëri thirrje për një "riorganizim” të kompanisë, duke thënë se kjo duhet të ndikojë vecanërisht në administrim dhe menaxhim. Në deklaratën e Ministrisë së Transportit për këtë çështje thuhet, se DB duhet të largojë strukturat e dyfishta dhe të përmirësojë "produktivitetin e personelit.”

"Ne duam një program reformash që do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe do të sjellë përmirësime të vazhdueshme”, tha Wissing në Berlin, duke theksuar se do të përfshinte gjithashtu vëzhgim "të ngushtë” nga ministria e tij. "Unë do të informohem personalisht nëse një objektiv humbet brenda një tremujori.”

Punonjës duke punuar me automjetet lokomotivë për riparimin e linjave hekurudhore
Për ripërtëritjen e linjave hekurudhore pritet të ketë mjaft kantjere dhe pezullim të segmenteve të caktuaraFotografi: Andreas Arnold/dpa/picture alliance

Wissing kritikoi humbjet nga DB Fernverkeher, e cila operon shërbimet e saj të mallrave dhe distancave të gjata, duke thënë se filiali duhet të optimizojë përdorimin e trenave dhe të kthehet në operacione financiarisht më të qëndrueshme.

Ai gjithashtu bëri thirrje për përmirësime dhe kursime kur blihen trena të rinj, dixhitalizim më të shpejtë në kompani dhe për ta bërë rrjetin hekurudhor më të qëndrueshëm ndaj ndikimit nga ndryshimet klimatike.

Wissing tha, se kur ai mori detyrën në vitin 2020, e gjeti Deutsche Bahn në gjendje të keqe, duke e përshkruar gjendjen e rrjetit hekurudhor dhe mirëmbajtjen e tij si "të shkretuar.”

Megjithatë, ai argumentoi se qeveria federale, e cila zotëron 100% të aksioneve të DB-së, kishte filluar të ndërmarrë hapa për ta ndryshuar këtë gjatë mandatit të tij. Ai vuri në dukje ngritjen e një grupi pune të infrastrukturës për DB-në në fillim të vitit, fillimin e riparimit të përgjithshmëm të rrjetit hekurudhor dhe përmirësimin e mbështetjes financiare nga buxheti i qeverisë si shembuj. "Ne ndërhymë dhe siguruam paradhënie, tani edhe Deutsche Bahn duhet të funksionojë,” tha ai.