Ditë historike në Nju-Jork - Trump përpara drejtësisë
5 Prill 2023Prokurori i Përgjithshëm, Alvin Bragg, i shpalli akuzat në 34 raste edhe në Twitter. Në mesazhin e tij në Twitter ai shkruan: "Në Manhattan gjendet tregu më i rëndësishëm ekonomik i vendit. Ne nuk mund të lejojmë që kompanitë e Nju Jorkut të manipulojnë të dhënat e tyre për të mbuluar sjelljen kriminale."
Trumpi duhet të paraqitet në gjykatë në dhjetor
Pasleximit të aktakuzës Trump u largua nga ndërtesa e gjykatës pa iu përgjigjur pyetjeve të shtypit. Trumpit do t'i duhet të paraqitet sërish në gjykatë në muajin dhjetor.
Gjykatësi Juan Merchan e paralajmëroi Trumpin që të mos publikojë në rrjetet sociale postime që mund të nxisin trazira. Ai po iu referua shprehimisht deklaratave të mëparshme kritike të Trump për kryeprokurorin Bragg.
Trump akuzuohetpër falsifikim bilancesh dhe dokomentesh biznesi "për të fshehur nga votuesit amerikanë para dhe pas zgjedhjeve të 2016 informacione të dëmshme dhe aktivitete të paligjshme" me qëllimin "për të rritur shanset e tij për zgjedhje".
76-vjeçari tha se është i pafajshëm.
Trumpi mund të kandidojë si presiden edhe nëse dënohet
Ish-presidenti i SHBA-së po e përdor aktakuzën për ta paraqitur edhe një herë veten si viktimë e një gjyqësori të kontrolluar politikishtsi dhe për të mobilizuar mbështetësit e tij, nga votat e të cilëve varet në rast se kandidon për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.
Siç theksojnë ekspertët ligjorë nga pikëpamja thjesht juridike Trumpi teorikisht mund të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024 edhe si kriminel i dënuar.