1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drejtori i FMN-së Rato jep dorëheqjen

29 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/B7Fq

Uashington: Drejtori i përgjithshem i Fondit Monetar Ndërkombetar Rodrigo Rato, ka dhënë papritur dorëheqjen. Pas konferencës vjetore në tetor Rato do ta ndërpresë punën, njoftoi Fondi Monetar në Uashington. Rato e shpjegoi dorëheqjen me motive personale. Rato, ish ministër spanjoll i financave, është shefi i dytë me rradhë i FMN-së, që largohet para kohe nga detyra. Rato ishte pasuesi i Horst Këhlerit i cili në 2004 u bë president në Berlin. Mandati i Ratos do të kishte zgjatur normalisht deri në pranverë të 2009.