1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dritat Polare: 2025 nisi me spektaklin e magjishëm qiellor

Rayna Breuer
6 Janar 2025

Në disa rajone në ditët e para të 2025 janë shfaqur dritat e magjishme polare, Aurora Borealis. Qielli në vendet veriore është ndriçuar me një spektakël dritash të mahnitshme natyrore.

https://p.dw.com/p/4op4d
Qielli i ndriçuar nga dritat polare me nuancat ngjyrë vjollcë dhe jeshile
Dritat polare më 1 janar 2025 të fotografuara në rajonin e skijimit Levi në FinlandëFotografi: Alex Nicodim/picture alliance

Atmosferë mistike

Qielli mbi Alaskë, më saktë mbi liqenin Eklunta Lake u ndriçua në fillim të vitit në të gjelbër e të kuqërremtë. Kësisoj këtu natyra ndezi fishekzjarrët e saj me ndihmën e Diellit dhe fushës magnetike të atmosferës së Tokës.

Shtëpitë dhe pylli përreth në Alaskë nën efektin e dritave jeshile të Aurora Borealis
Imazh i Aurora Borealis në Anchorage, AlaskëFotografi: Mark Thiessen/picture alliance

Erërat diellore krijojnë dritat mahnitëse në atmosferë

Në Anchorage të Alaskës dritat polare ndriçojnë mbi çatitë e shtëpive dhe pemëve përreth. Dritat polare krijohen kur grimcat diellore të ngarkuara me energji prekin atmosferën e Tokës. Këto grimca tërhiqen nga fusha magnetike e atmosferës në Tokë dhe nga kontakti me molekulat e gazit ato ndizen duke krijuar ndriçuar.

Qielli ka marrë ngjyrën vjollcë dhe të kaltër prej dritave polare
Rrallëherë dritat polare shfaqen edhe në Europë, ky imazh është fiksuar një vit më parë në Magdeburg, GjermaniFotografi: Thomas Schulz/dpa/picture alliance

Një dukuri e rrallë në Europë

Dritat polare shfaqen kryesisht në zonën e rrethit magnetik të poleve, në të ashtuquajturën unaza Aurora. Vendet ku ato mund të shihen më së shumti janë Norvegjia, Islanda, Suedia, Finlanda dhe Alaska. Por edhe në Angli e në Cumbria mund të shihet Aurora Borealis. Edhe në Gjermani mund të shfaqen ndonjëherë drita polare, por kjo ndodh shumë rrallë.

Qielli me dritat polare në ngjyrë vjollcë dhe të kaltër që ndrisin edhe pemët përreth pejzazhit
Dritat polare të fotografuara më 1 janar 2025 në Anchorage, AlaskëFotografi: Mark Thiessen/picture alliance

Ngjyrat dhe domethënia e tyre

Drita polare ngjyrë vjollcë dhe jeshile mbi Anchorage. Ngjyrat e dritave polare varen nga lloji i gazrave në atmosferë që ato takojnë. Jeshila është ngjyra më e përhapur që krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë mbi 100km. Ndërsa drita e kuqe krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë 300km. E kaltra dhe ngjyra vjollcë krijohen prej molekulave të hidrogjenit.

Qiell i ndriçuar prej dritave polare në efektin e ngjyrave të kuqe, vjollcë dhe jeshile
Imazh nga dritat polare të shfaqura më 2 janar 2025 në qytetin Krasnoyarsk në RusiFotografi: Alexander Manzyuk/picture alliance

Dritat siberiane

Edhe në Siberi viti i ri u prit me drita shumëngjyrëshe polare. Ky imazh është fiksuar mbi hapësirën e qytetit Krasnojarsk. Edhe planetët e tjerë si Jupiteri dhe Saturni me atmosferë dhe fushë magnetike shfaqin drita polare, por atje këto drita janë shumë më intensive se në Tokë.

Dritat polare mbi hapësirën e Finlandës me ngjyrat e kuqe, jeshile dhe vjollcë
Një spektakël dritash në FinlandëFotografi: All About Lapland/Alexander Kuznetsov/Handout/REUTERS

Dritat polare dhe mitologjia

Shfaqja e dritave polare ka krijuar shumë mite në kulturën nordike. Ndërsa vikingët i festonin ato duke i konsideruar si një shenjë të zotërve të tyre, popuj të tjerë nordikë frikësoheshin. Si rrjedhojë ata krijonin mite duke hamëndësuar se prej dritave polare vjen rreziku dhe në shenjë mbrojtjeje bëheshin supersticiozë.

Dritat polare mbi hapësirën e Finlandës me ngjyrat e kuqe, jeshile dhe vjollcë
Një spektakël dritash në FinlandëFotografi: All About Lapland/Alexander Kuznetsov/Handout/REUTERS