1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dëshirë për rritje ekonomike

Danhong Zhang/ Auron Dodi19 Maj 2012

Si mund të rritet sërish ekonomia e Evropës? Një takim i posaçëm i nivelit të lartë do të shqyrtojë më 23 maj mundësitë për këtë.

https://p.dw.com/p/14yYP
ARCHIV - Ein Mitarbeiter von Gildemeister montiert das Werkzeugmagazin des Vertikal-Bearbeitungszentrums DMC 835 V (Archivfoto vom 14.02.2007). Der Maschinenbauer Gildemeister will wegen der Wirtschaftskrise mehr Stellen streichen als ursprünglich geplant. Zum Jahresende sollen noch 5500 Menschen bei Deutschlands größtem Werkzeugmaschinen-Hersteller beschäftigt sein, wie das Unternehmen am Dienstag (04.08.2009) in Bielefeld mitteilte. Bislang war von knapp unter 6000 die Rede gewesen. Im ersten Halbjahr sank die Zahl der eigenen Mitarbeiter bereits um 345 auf 6106. Befristete Verträge wurden nicht verlängert, freiwerdende Stellen nicht wieder besetzt. Zudem mussten alle 552 Leiharbeiter gehen. dpa/lnw +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Që prej vitit 2007, kapaciteti ekonomik i Greqisë ka rënë me një të pestën. Nuk është për t'u çuditur, që megjithë kursimin dhe faljen të një pjese të borxheve, niveli i borxheve vitin e ardhshëm do të jetë në nivelin 160 përqind të produktit të brendshëm bruto. Për shumë, Greqia është vendi i origjinës së borxheve dhe shembulli më i mirë se menaxhimi i krizës, para së gjithash i kancelares Angela Merkel, që synon në radhë të parë konsolidimin e buxhetit, ka dështuar. Kjo del në pah në zgjedhjet më të fundit, mendon politikani socialdemokrat, Gernot Ehrler:

"Në to me votë u rrëzua disa herë politika e kursimit, për shembull në Hollandë, në Rumani, natyrisht në Greqi dhe së fundi edhe në Francë"

Zgjedhjet në Francë ndryshojnë gjuhën

Janë pikërisht zgjedhjet presidenciale në Francë që bënë që të ndryshojë gjuha në Evropë. "Kursimi" është jashtë mode, "rritja" është termi i kohës. Kjo u regjistrua edhe në Berlin. Javën e fundit, qeveria gjermane madje nisi hartimin e piketave për një pakt të ri zhvillimi. Në të thuhet se çelësi për rritje ekonomike është rritja e konkurencës dhe për këtë janë të nevojshme reforma strukturore. Me fjalë të tjera: nuk nevojiten para shtesë.

Kur dëgjon këto, opozitës i hapet goja dhe e quan deklaratën qeveritare si retorikë të thjeshtë, sepse rritja e aftësisë për konkurencë do të thotë shkurtim i mëtejshëm i pagave dhe reformat strukturore krijojnë një treg më të zhdërvjellët pune, gjë që në vendet e rrethuara nga kriza sjell një papunësi më të lartë. Kjo në një kohë kur qeveria gjermane ka ofruar edhe propozime konkrete: për shembull mjetet e Bankës Evropiane të Investimeve dhe mjetet strukturore të Bashkimit Evropian.

Paaftësi për të tërhequr fondet

Para së gjithash në fondet strukturore dhe të kohezionit, të orientuara për uljen e dallimeve brenda BE, është mbledhur ndërkohë një shumë e konsiderueshme parash.

"Shumë shtete anëtare kanë kërkuar vitet e fundit para e edhe e kanë marrë miratimin për to. Por në fund, paratë nuk janë tërhequr. Kjo ka bërë që aktualisht janë grumbulluar 250 miliardë euro pretendime, të cilat shtete anëtare nuk i tërheqin." - thotë Alexander Alvaro, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian. Mund të thuash: vendet e keqmenaxhuara ekonomikisht nuk janë as në gjendje të marrin në duar paratë që ekzistojnë. Një shpjegim tjetër është: këto vende, nga pikëpamja financiare janë në gjendje kaq të rëndë, sa nuk janë në gjendje të ofrojnë as një të katërtën e shumave të kërkuara, për t'i tërhequr paratë. Sepse një kontribut vetjak është i nevojshëm, për t'i tërhequr paratë.

Alexander Alvaro, Mitglied der Fraktion der Allianz der Liberalen und Demokraten für Europa im Europaparlament in Brüssel, am 16. Oktober 2006, in Brüssel. Foto: Thierry Monasse +++(c) dpa - Report+++
Alexander AlvaroFotografi: picture-alliance/dpa

Presidentit të posazgjedhur francez, François Hollande i duket se po kalon shumë kohë në këtë mënyrë. Ai kërkon një rritje të shpejtë ekonomike, në mënyrë që shtetet me borxhe të vihen në gjendje që t'i paguajnë borxhet e tyre. Për këtë qëllim, ai është i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet: taksa më të larta për më të pasurit, eurobonde ose thjesht borxhe.

Kaq larg, opozita gjermane nuk dëshiron të shkojë. "Borxhet" janë në gjermanisht një fjalë kaq e shëmtuar, sa socialdemokratët më mirë preferojnë të mbështesin taksën mbi transaksionet, për të financuar rritjen ekonomike.

Gjithsesi, në dallim nga kursimi, rritja ekonomike nuk bëhet me urdhër. Për më tepër, ajo nuk arrihet në plan afatshkurtër, mendon Alexander Alvaro, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian:

"Supermjeti, pas spërkatjes me të cilin të lulëzojnë të gjitha lulet në Evropë, ai për fat të keq nuk ekziston".