040108 handball d em-vorbereitung
7 Janar 2008Reklamë
Pa Holger Glandorf-in i zhvilluan hendbollistët gjermanë dy ndeshjet e tyre përgatitore kundër Malit të Zi në fundjavë. Lojtari mbrojtës i majtë nga Nordhorni e anuloi pjesëmarrjen për arsye të vdekjes së të atit dhe as nuk udhëroi në Rostok, në vendin e grumbullimit të ekipit.
Në vend të Glandorf-it trajneri i kombëtares Heiner Brand kishte thirrur Rolf Hermann-in e ekipit Lemgo. Por përbërjes me 19 lojtarë për Kampionatin Evropian në Norvegji (nga 17 deri në 27 janar) Hermann-i nuk i opërket. Se kur do të kthehet Glandorf-i në ekip, kjo të enjten nuk dihej. Përfaqësuesja e Federatës Gjermane të Hendbollit luan nesër në Rostok kundër Malit të Zi. Një ditë më vonë do të luhet kundër të njëjtit kundërshtar në Shverin.
Lojtari i kombëtares Markus Baur u gëzua për takimin e parë me shokët e ekipit, sepse: 'U ripamë dhe i uruam njëri-tjetrit një vit të ri të mirë.' Ndërsa lojtari tjetër i kombëtares Pascal Hens u shpreh: 'Kishim tri-katër ditë të lira. Na hanin vërtet duart. Më në fund e kemi përsëri topin në dorë.' 'E dimë që jemi ekipi që duhet mundur. Do të jetë një turne shumë i vështirë. Nuk jemi më në vendin tonë dhe të gjithë duan të mundin kampionin e botës. Besoj se kjo e bashkon edhe një herë ekipin. Natyrisht që duam t'u vërtetojmë të gjithëve që kjo nuk arrihet vetëm në fushën tënde.'Reklamë