Ekipi i Unitetit: Më 30 gusht në Vjenë për bisedime
16 Gusht 2007Reklamë
Ekipi i Unitetit ka diskutuar rreth përgatitjeve për takimin e radhës me treshen ndërkombëtare, më 30 gusht në Vjenë, edhe pse ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për këtë takim. Zëdhënësi Skënder Hyseni, shfaqi pakënaqësi për formatin jo të qartë të këtyre takimeve, por ai e vlerësoi të rëndësishme se Kosova do të përfaqësohet në Vjenë me koncepte shumë të qarta. Ekipi i Unitetit është përcaktuar gjithashtu që zgjedhjet e ardhshme të mbahen në javën e tretë të nëntorit, por do ta rishqyrtojë këtë vendim.