Irland Regierung Krise
25 Janar 2011"Durimi ynë ka arritur fundin", tha shefi i ekologjistëve John Gormley të dielën (23.1.) në Dublin. "Ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë në qeveri."Kam vendosur që ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë në qeveri." Gormley kërkoi sa më parë të jetë e mundur zgjedhje të reja parlamentare. "Këto zgjedhje janë absolutisht të domosdoshme", tha ai. Irlandezët kanë humbur besimin te politika dhe proceset politike, Irlandezët presin diçka më të mirë dhe meritojnë diçka më të mirë, tha ai.
Kryeministri Cowen shpalli javën e kaluar 11 marsin datën e zgjedhjeve. Ky afat nuk mund të mbahet më, Irlanda do të votojë për pak javë. Të gjelbrit kanë bërë të ditur, se do të mbështesin buxhetin e kursimeve për këtë vit nga jashtë në opozitë. Buxheti duhet të miratohet që para zgjedhjeve. Në fakt buxheti është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Masat e kursimit janë parakushti, që Irlanda të mund të marrë miliardat e shpëtimit nga BE dhe FMN.
A do të miratohet ligji financiar para shpërbërjes së parlamentit?
Edhe dy partitë e mëdha opozitare, partia Fine Gael e qendrës së majtë dhe partia laburiste socialdemokrate duan të kooperojnë me Brian Crowen. Në fundjavë ata i propozuan kryeministrit një deal: ata do të bënin gjithçka, që buxheti i kursimit të kalojë në parlament brenda një jave. Si kompensim presin nga Cowen, që ai t'i afrojë zgjedhjet. Në qoftë se bien dakord, partia laburiste do ta tërhiqte kërkesën për votë mosbesimi kundër qeverisë. Votimi ishte planifikuar në fakt për të martën e ardhshme (25.1).
A do të mbijetojë politikisht kryeministri Cowen?
Vëzhguesit e konsiderojnë të mundshme, që Cowen ta pranojë propozimin dhe ta shpërndajë shpejt parlamentin. Sipas ligjit irlandez zgjedhjet do të duhej të zhvilloheshin brenda tri javësh.
Brian Cowen, që njihet si strateg i regjur, javët e fundit u përpoq me të gjitha mënyrat që të mbahej në pushtet. Por presioni edhe brenda radhëve të veta, erdhi duke u rritur nga dita në ditë, prandaj Cowen dha të shtunën (22.1.) dorëheqjen si kreu i partisë Fianne Fail. Largimi i të gjelbërve, mund ta shpejtojë vdekjen e tij politike. Qeveria irlandeze dhe sidomos Brian Cowen ka muaj që kritikohen. Shumica e irlandezëve e akuzon kryeministrin për menaxhim të keq të krizës bankare dhe krizës së borxheve. Sipas situatës së fundit partia Fianne Fail mund të pesojë humbje të thellë në zgjedhjet e reja. Qeveria e re në Irlandë do të përbëhet nga Fine Gael dhe partia laburiste.
Autor: Stephan Lochner/Angjelina Verbica
Redaktoi: Eliana Xhani