Weltkonjunktur
21 Dhjetor 2011Kjo është një tablo e çudishme që Gjermania ofron për momentin. Një rritje ekonomike prej tre për qindësh për këtë vit, eksporti për herë të parë në një billion euro dhe një rënie e një numri rekord të njerëzve të papunë. Në anën tjetër gjermanët janë më të pasigurtë se kurrë për faktin e krizës së euros dhe po ashtu lidhur me shqetësimin për mundësinë e një inflacioni. Çfarë ndodh kur njerëzit kanë frikë për vlerën e parave të tyre ose që nuk e dijnë nëse monedha e tyre mbijeton në vitin 2012? Ata ndërkohë shpenzojnë të hollat. Konsumi privat ka kontribuar në gjysmën e rritjes ekonomike për këtë vit.
Por frika nuk është e vetmja gjë në shpenzimet e konsumatorëve. "Ne kemi së fundi një zhvillim shumë të qëndrueshëm në tregun e punës", thotë Roland Döhrn nga Instituti për hulumtime ekonomike nga landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë, që edhe për vitin e ardhshëm ai sheh një zhvillim të qëndrueshëm të të ardhurave, bëri të ditur eksperti për DW-World.DE.
Rritje ekonomike minimale në Gjermani
Ai llogarit me këtë që në 2012 në Gjermani do të ketë një normë të rritjes prej 0,6 për qind, para së gjithash nga konsumi privat. Me këtë ai i referohet parashikimeve që këto ditë do të publikohen nga institucione të ndryshme.
Banka gjermane, Deutsche Bank Research nuk pret për vitin e ardhshëm asnjë rritje ekonomike. Trendi pozitiv i tregut të punës do të ndalë, thotë analisti Stefan Schneider, sepse njerëzit nuk do të kishin më shpresa, se bëhet fjalë për një krizë të shkurtër, përkundrazi që bllokohet se ne kemi një krizë strukturore në eurozonë.
Kohë skamjeje për vendet industriale
Disa vende në unionin monetar prej kohësh kanë jetuar mbi kushtet e tyre. Përmes shpëtimit të bankave, edhe shtetet solide përfunduan në një spirale të borxheve. Me pasoja që tani pothuajse të gjitha vendet brënda dhe jashtë eurozonës do të ngarkoheshin me programe kursimi. Në qoftë se një vend konsolidohet, ai do të mund të priste efekte negative për rritjen ekonomike nga kursi i këmbimit dhe politika e interesit, mendon ekonomisti Schneider. Problematik bëhet kur të gjitha vendet kursejnë në të njëjtën kohë: Edhe bankat kombëtare nuk do t'mund të kompensonin më sepse interesi tashmë do të ishte zero, thotë më tej eksperti.
Recesion për eurozonën
Prandaj nuk është për tu habitur që Stefan Schneider nga banka, Deutsche Bank Research llogarit një recesion të lehtë të eurozonës. Zhvillimi ekonomik i unionit monetar do të t'kurret në 0,5 për qind për vitin 2012, janë vlerësimet e tij. Ai beson që ekonomia e SHBA-së do të ketë një rritje plus mbi 2 për qind. Kjo ndodh për faktin se konsolidimi fiskal aty ende nuk ka ndodhur, se për këtë arsye konjuktura e Shteteve të Bashkuara ende nuk ka marrë impulse fiskale negative.
Në krahasim me ciklin e mëhershmë konjukturor bumi ekonomik është më pak dinamik. Shefi i RWI-së për konjukturën Döhrn thotë: Në qoftë se një vend bie në krizë sepse ne kemi probleme të shumta në sektorin e imobilieve dhe në sektorin bankar, atëherë e gjitha kjo përvojë pas krizave zgjat për një kohë të gjatë. Aty Gjermania ka pasur përsëri fat sepse një spekullim në imobilie si në SHBA, Spanjë apo në Irlandë këtu nuk pati. Rënia ekonomike në vitin 2009 u shkaktua nga një rënie e thellë e tregtisë botërore. Por kërkesat e mëdha, veçanërisht nga vendet në ekspansion lanë po ashtu shumë gjurmë.
Vendet në ekspansion: Dinamikë në rënie
Megjithatë edhe të ashtuquajturat tregje në zhvillim nuk qëndrojnë imun kundër rënies ekonomike në mbarë botën. Kjo ka të bëjë për shkak të varësisë së tyre nga vendet në zhvillim. Kina eksportoi 70 për qind të produkteve të saj. Sipas Roland Döhrn, politika ekonomike aty po ashtu frenon zhvillimin frenon me vetëdije sepse aty mund të shikosh fenomene gjigante.
Megjithatë pjesa më e madhe e ekspertëve presin për Kinën një rritje ekonomike mes tetë dhe nëntë përqind. Për kuotën më të lartë të rritjes ekonomike nga Azia, banka, DB Research llogarit një rritje globale të zhvillimit ekonomik në 3,5 për qind.
Të gjitha parashikimet qëndrojnë dhe bien në bazë të rezultateve nga kriza e euros. Në qoftë se eurozona dështon, të gjitha parashikimet bien në koshin e plehrave. Kjo i takon ngjarjeve të rralla dhe pak të mundshme, por që do të kishte një ndikim të lartë në tërësi, mendon ekonomisti Döhn, dhe „ngjarje të tilla, që të jesh i sinqertë, nuk mund ti parashikosh.
Autorin: Zhang Danhong/M. Kelmendi
Redaktion: Bahri Cani