1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Embargoja tregtare e SHBA-së ndaj Kubës

Jörg Jelinnek/Pandeli Pani30 Maj 2014

Kuba po hapet drejt ekonomisë së tregut dhe firmat amerikane po shpresojnë se embargos tregtare ndaj Kubës do t'i vijë fundi.

https://p.dw.com/p/1C96X
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Që prej 50 vetësh politika amerikane vazhdon të mbajë në fuqi një embargo tregtare ndaj Kubës për të detyruar qeverinë komuniste të bierë në gjunjë. Por kjo embargo nuk ka sukses dhe sipërmarrjeve amerikane u del shtrenjtë. Prej vitesh shumë kompani nga Amerika Latine, Evropa, Kanadaja dhe Kina e furnizojnë Kubën me makineri, ushqime, apo gaz. Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë duan që kjo gjendje të ndryshojë. Presidenti i kësaj dhome Thomas Donohue po zhvillon një vizitë historike në Kubë, e para e këtij lloji që prej 15 vjetësh.

"Unë jam këtu ,sepse Kuba po hapet drejt ekonomisë së tregut. Tani po lindin gjithnjë e më shumë shoqëri private. Numri i të punësuarve në ndërmarrjet shtetërore është në rënie, ndërsa kompanitë private punësojnë gjithnjë e më shumë njerëz. Kuba po lëviz në drejtimin e duhur." - tha presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Thomas Donohue.

Kuba Havanna Oldtimer
Fotografi: Michael Stürzenhofecker

Në rrugët e Kubës sheh kudo autovetura të vjetra amerikane, të cilat mekanikët i rregullojnë gjithë përkushtim. Por krahas tyre sheh edhe makina të reja. Gjithësesi asnjëra prej tyre nuk është prodhim amerikan. E ndërkohë që firmat amerikane nuk lejohen të eksportojnë mallra në Kubë, shumë prodhues nga Evropa dhe Azia përfitojnë prej tregtisë me Kubën.

Treg para derës së shtëpisë

Por një treg të ri direkt para derës së shtëpisë u intereson jo vetëm prodhuesve amerikanë të automobilëve. Edhe fermerët si dhe prodhuesit e naftës gjithashtu mjaft të interesuar. Tek e fundit prodhimet ushqimore, nafta dhe prodhimet kimike janë ndër mallrat kryesore që Kuba importon nga jashtë. Sipas studimeve amerikane, sipërmarrjeve nga SHBA u shpëton nga duart në Kubë një biznes me vlerë 1.2 miliardë dollarë në vit.

Petrocaribe Ölraffinerie Kuba Archiv 2007
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Unë shpresoj se do të kthehen në SHBA me një raport, i cili do të kthejë marrëdhëniet mes dy vendeve në drejtimin e duhur. Siç e dini, ne si Dhomë Tregtie jemi prej shumësh vitesh kundër embargos."

Kalimi i kësaj embargoje ad acta ka të ngjarë të jetë i vështirë për Kubën e varfër. Sepse zyrtarisht embargoja sipas ligjit të SHBA-së mund të hiqet vetëm pasi të jenë kompensuar të gjitha kompanitë amerikane që u shpronësuan pas revolucionit në Kubë.