Esktremistët vrasin tre nga 200 ushtarët e rëmbyer në Pakistan
4 Tetor 2007Reklamë
Në Pakistan ekstremistë që të afërt me islamikët-radikalë Talibanë kanë vrarë tre nga 200 ushtarët e rëmbyer. Kufomat u gjetën në qytetin Jandola në Veri të Pakistanit, vënë në dukje përfaqësuesit e ushtrisë. Ushtarët janë rëmbyer në fund të gushtit në rajonin jugor të Vaciristanit. Kjo zonë kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit shërben si territor i strehimit të Talibanëve nga Afganistani dhe luftëtarëve të rrjetit terrorist të El Kaidës.