1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ESM, fondi i ri i shpëtimit

24 Janar 2012

Marrëveshja për fondin e ri të krizës së euros është gati. Fondi do të hyjë në fuqi në korrik. Por tashmë ka dallime mbi përmasat e ombrellës së re të shpëtimit.

https://p.dw.com/p/13ouC
Të bashkuar në kohë të vështira
Të bashkuar në kohë të vështiraFotografi: dapd

Ministrat e financave janë marrë vesh për fondin e ardhshëm të shpëtimit të euros, ESM. Këtë e konfirmoi shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker natën duke u gdhirë e marta pas një takimi krize në Bruksel. Sipas të dhënave të Junckerit marrëveshja do të lidhet me paktin e ri të vendeve të BE-së për disiplinë buxhetore strikte. Është planifikuar që para nga ESM-ja të mund të marrin vetëm në rast nevoje vendet e euros, të cilat kanë nënshkruar dhe zbatojnë të ashtuquajturin pakt fiskal.

Shefi i Eurogrupit Jean-Claude Juncker
Shefi i Eurogrupit Jean-Claude JunckerFotografi: picture alliance/dpa

ESM-ja planifikohet të hyjë në fuqi më 1 korrik

Në luftën kundër krizës së euros do të jetë i pajisur fillimisht me 500 miliardë euro. Kësisoj ESM-ja do të jetë më robust sesa ombrella e deritanishme e shpëtimit EFSF. Besueshmëria e kësaj të fundit ishte vënë së fundi në dyshim për arsye të kapitalit të pakët garantues (duke u vlerësuar më ulët nga agjencia amerikane Standard & Poor's). Me 27 për qind dhe gati 22 miliardë euro kapital para Gjermania përballon kontributin më të madh. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Italia bënë thirrje për një rritje të dukshme të ombrellës së shpëtimit. Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi, se e rëndësishme është që ESM-ja u bë gati.

Negociatat e Greqisë me huadhënësit zgjasin ende.

Synimi është që kreditorëve t'u bëhet më e vonëta deri më 13 shkurt një ofertë publike, deklaruan përfaqësues të ministrisë greke të Financave në Athinë. Komisioneri i BE-së për monedhën Olli Rehn e shtyu qeverinë greke të niste shpejt hapa reformues dhe të mbyllte gjithashtu shpejt bisedimet me huadhënësit e saj për faljen e pjesshme të huave. Bisedimet patën filluar para gati dy javësh. Thelbi dhe pikënisja e bisedimeve: Bankat, shoqëritë e sigurimeve dhe fondet hedge do të heqin dorë vullnetarisht nga rreth 100 miliardë euro për të zvogëluar barrën e huave të Greqisë.

Autor: dpa/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica