1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një pushim i shkurtër

2 Qershor 2012

Irlanda miraton paktin fiskal evropian. Më në fund lajme të mira për Eurozoën në mesin e trazirave të rënda. Refuzimin nuk do ta kishin përballuar as irlandezët dhe as Evropa.

https://p.dw.com/p/156WP
Votimi në Irlandë
Votimi në IrlandëFotografi: AP

Shumica dërmuese e irlandezëve kanë miratuar në një referendum kushtetues paktin fiskal evropian. Të paktën ata, që kanë shkuar në votime, sepse shumica e votuesve nuk dolën për të votuar. Pjesëmarrja në votim ishte nën 50 përqind. Eurozona mund të gëzohet, sepse ka shpëtuar nga një goditje tjetër. Jo-ja e Irlandës do t'i kishte trazuar me tepër tregjet financiare dhe do të kishte shkaktuar rënien e mëtejshme të kurseve. Përqindjet e larta të rrezikut për obligacionet shtetërore spanjolle do të ishin rritur më shumë, ata arrijnë gjithsesi që tani nivele rekord. Ky skenar horror nuk u realizua. Falë Zotit! Urra!

Arsyeja fiton

Bernd Riegert
Bernd RiegertFotografi: DW

Irlandezët kanë vendosur në mënyrë racionale dhe kanë miratuar ratifikimin e paktit fiskal, që do të sjellë në perirudhë afatgjatë më shumë disiplinë buxhetore dhe buxhete të ekuilibruara në Evropë. Këtë herë ata i kanë rezistuar tundimit, për të ndëshkuar qeverinë e tyre në referendum për arsye të brendshme politike. Dy herë tashmë në vitin 2001 dhe 2008 dështuan për shkak të këtij qëndrimi në Irlandë referendumet për çështje evropiane. Këtë herë kryeministri Kenny dhe aleatët e tij ia dolën mbanë. Por ky nuk ishte medoemos një angazhim i pasionuar për Evropën kursine shpëtimit, sepse vetëm një pakicë e vogël ka votuar.

I goditur rëndë nga kriza ekonomike irlandeztë e kanë kuptuar, se duke thënë jo do të dëmtonin vetë veten. Sepse pa miratimin e paktit fiskal, nuk do të kishte më kredi të mëtejshme shpëtimi nga vendet e të tjera të eurozonës dhe ndoshta as nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Irlanda krahas Greqisë dhe Portugalisë është e varur nga ndihmat nga Evropa, sepse nuk mund të refinancohet vetë në tregun e kapitalit. Një krizë imobiliesh dhe kriza pasuese bankare, që çuan në defiçite të mëdha publike, e detyruan Irlandën të hynte nën ombrelën e shpëtimit. Në dallim nga Greqia ish mrekullia ekonomike Irlanda, po i plotëson kërkesat e kursimeve dhe për disa vjet mund të dalë nga moçali.

Merkel mund të gëzohet - një çikë

"Po-ja" e Irlandës do të thotë një çikë mbështetje për kancelaren gjermane Merkel dhe kursin e saj të shpëtimit të euros. Ajo ka tani ndaj presidentit francez Hollande dhe kërkesës së tij, për të ndryshuar paktin fiskal, ka në dorë argumentin, se madje edhe irlandezët shpesh kokëfortë do të ratifikojnë paktin. Hollande do të shohë, se nuk do ta ndryshojë më paktin, por më së shumti mund ta zbukurojë me një dokument joobligativ me iniciativa për zhvillimin ekonomik. Edhe Franca së fundi do të jetë e detyruar të ratifikojë paktin fiskal, përndryshe monedha e përbashkët Euro ndodhet para fundit.

Aprovimi i Irlandë u jep menaxhuesve të krizës në eurozonë një hapësirë të vogël për të marrë frymë. Jo më shumë. Sepse rëndësi kanë zgjedhet e reja në Greqi me 17 korrik. Në qoftë se atje fitojnë forcat, që refuzojnë disiplinën buxhetore dhe programet e kursimit, atëherë mund të shpërthente kaosi. Largimi i Greqisë nga eurozona me pasoja të pallogartishme për Spanjën, Italinë madje edhe Francën do të ishin të mundshme. Duke patur parasysh perspektivat ekonomike për Evropën bursat janë në rënie, këtu nuk ka ndryshuar asgjë sinjali pozitiv nga Irlanda. Edhe pas referendumit në Irlandë vlen të thuhet: "Eurozona vazhdon të jetë në rrezik të madh të shkatërrohet." Këtë fjali nuk është e imja, por e Olli Rehnit, komisarit të BE për çështjet monetare. Dhe ai duhet ta dijë.

Autor: Bernd Riegert

Redaktoi: Bahri Cani