Festivali I 60-te I filimit/Berlinale & Karnevalet ne Gjermani
12 Shkurt 20101.Në Berlin fillo këtë javw festivali i 60-të i Filmit, i njohur ndryshe edhe me emrin Berlinale. 400 filma prezantohen këtë vit në programe të ndryshme. Filmat ballkanikë edhe këtë vit janë shumë të paktë, ndërsa ata shqiptarë mungojnë. Anila Shuka me një vështrim të përgjithshëm për Berlinalen, tashmë 60-vjeçare.
2.Gati çdo djalosh i Renanisë Veriore - Vestfalisë ëndërron që një herë në jetë të bëhet princ i karnevaleve. Në Bon kësaj radhe ka ndodhur një sensacion i vogël: princ i karnevaleve është këtë vit myslimani Amir I. Princi me prejardhje nga Irani angazhohet për bashkimin e njerëzve të ngjyrave dhe përkatësive të ndryshme fetare. Por vet princi nuk mundi të futet në kishën Mynster në Bon, për shkak të fesë së tij myslimane,
informon Ulrike Hummel