1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festivali për trashëgimi kulturore & Lugina e Preshevës 10 vjet pas luftës & Ku janë kontributet pensionale të kosovarëve nga koha e ish-Jugosllavisë?

Ajete Beqiraj/Milica Ivanoviq 3 Qershor 2011
https://p.dw.com/p/11TxH

Në tri qytete të Kosovës është mbajtur këto ditë edicioni i parë i Festivalit të kulturës së romëve, ashkalive dhe egjiptasve, që për qëllim kishte ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së tyre kulturore. Projekti dyvjeçar, i cili financohet nga BE dhe impelementohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS), vitin e ardhshëm do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Kanë kaluar saktësisht dhjetë vjet që nga përfundimi i konfliktit të armatosur serbo-shqiptar në Luginën e Preshevës. Tani nuk qëllohet më me armë por nuk ka as promovim të multi-enticitetit, përparim ekonomik e as integrim të shqiptarëve në shoqërinë serbe.

Sindiata e Pavarur e Pensionistëve të Kosovës, pohon se pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në Serbi kanë mbetur sigurimet pensionale dhe invalidore të punëtorëve kosovarë në vlerë prej më shumë 2 miliardë euro. Ministria përkatëse vë në dyshim ekzistencën e këtij fondi, ndërsa pensionistët kërkojnë të drejtat që ju takojnë me ligj. Ata kanë paralahmëruar edhe protesta.