1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160309 Amstetten Prozess

16 Mars 2009

Në Austri filloi procesi gjyqësor kundër të akuzuarit për incest, Josef Fritzl. 73 vjeçari akuzohet për mbylljen në shtëpi të së bijës për 24 vjet dhe për marrëdhënie intime me të, që për pasojë patën shtatë fëmijë

https://p.dw.com/p/HCwh
Shtëpia e incestit të Jozef F. në Austri
Shtëpia e incestit të Jozef F. në AustriFotografi: AP

Pirgu i akteve të të ashtuqujaturit " rasti i incestit në Amstetten" ndërkohë është rritur në gjithsejt 15.000 faqe. Prokuroria e St. Pölten-it ka formuluar nga këto akte një aktakuzë prej 27 faqesh. Gerhard Sedlacek, zëdhënësi i prokurorisë:

"Po, bëhet fjalë për gjithsej gjashtë pika të aktakuzës të cilat janë: vrasje, mbajtje në skllavëri, dhunim, heqje e lirisë, shfrytëzim i rëndë dhe incest ".

Gjatë pesë ditëve, sa është paraparë të zgjasë procesi do të prezantohen përmes videos deklaratat e dy dëshmitarëve - njëra e vajzës së të akuzuarit, në të cilën ajo përshkruan përjetimet e saj 24 vjeçare dhe tjetra e një banori, i cili për disa vjet rresht ka jetuar në të njëtjën shtëpi në Amstetten.

"Materiali video zgjat rreth 11 orë dhe nuk mund të pritet që nga anëtarët e jurisë që t'i shohin pandërprerë këto 11 orë. Andaj materiali do të transmetohet pjesë-pjesë duke kërkuar nga i akuzuari që të prononcohet pas secilës pjesë".

Përveç kësaj, sipas të dhënave të Franz Cutka-s (sprich: Schuttka), nënkryetar i Gjykatës katër ekspertë ligjorë do të prezantojnë ekspertizat e tyre, natyrisht pa praninë e opinionit publik.

"Mund të llogarisim që në fillim të procesit do të jetë i pranishëm edhe publiku, është e mundur edhe gjatë leximit të aktakuzës dhe gjatë replikës së mbrojtjes. Pastaj seanca do të vazhdojë me dyer të mbyllura dhe do të jetë e hapur kur të shpallet dënimi".

Që të premten pritet që gjyqtarë joprofesionistë të vendosin për fajësinë apo pafajësinë e Josef Fritzl. Së bashku me tre gjykatësit ata do të vendosin pastaj për masën e dënimit. 73 vjeçari ka për mbrojtës avokatin e njohur të Vjenës, Rudolf Mayer.

Në mënyrë që procesi mos të pengohet është vendosur masa e ndalim-fluturimit në hapësirat mbi ndërtesën e gjykatës në Vjenë.

Autor: Jörg Paas/Vjenë/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi