160309 Amstetten Prozess
16 Mars 2009Pirgu i akteve të të ashtuqujaturit " rasti i incestit në Amstetten" ndërkohë është rritur në gjithsejt 15.000 faqe. Prokuroria e St. Pölten-it ka formuluar nga këto akte një aktakuzë prej 27 faqesh. Gerhard Sedlacek, zëdhënësi i prokurorisë:
"Po, bëhet fjalë për gjithsej gjashtë pika të aktakuzës të cilat janë: vrasje, mbajtje në skllavëri, dhunim, heqje e lirisë, shfrytëzim i rëndë dhe incest ".
Gjatë pesë ditëve, sa është paraparë të zgjasë procesi do të prezantohen përmes videos deklaratat e dy dëshmitarëve - njëra e vajzës së të akuzuarit, në të cilën ajo përshkruan përjetimet e saj 24 vjeçare dhe tjetra e një banori, i cili për disa vjet rresht ka jetuar në të njëtjën shtëpi në Amstetten.
"Materiali video zgjat rreth 11 orë dhe nuk mund të pritet që nga anëtarët e jurisë që t'i shohin pandërprerë këto 11 orë. Andaj materiali do të transmetohet pjesë-pjesë duke kërkuar nga i akuzuari që të prononcohet pas secilës pjesë".
Përveç kësaj, sipas të dhënave të Franz Cutka-s (sprich: Schuttka), nënkryetar i Gjykatës katër ekspertë ligjorë do të prezantojnë ekspertizat e tyre, natyrisht pa praninë e opinionit publik.
"Mund të llogarisim që në fillim të procesit do të jetë i pranishëm edhe publiku, është e mundur edhe gjatë leximit të aktakuzës dhe gjatë replikës së mbrojtjes. Pastaj seanca do të vazhdojë me dyer të mbyllura dhe do të jetë e hapur kur të shpallet dënimi".
Që të premten pritet që gjyqtarë joprofesionistë të vendosin për fajësinë apo pafajësinë e Josef Fritzl. Së bashku me tre gjykatësit ata do të vendosin pastaj për masën e dënimit. 73 vjeçari ka për mbrojtës avokatin e njohur të Vjenës, Rudolf Mayer.
Në mënyrë që procesi mos të pengohet është vendosur masa e ndalim-fluturimit në hapësirat mbi ndërtesën e gjykatës në Vjenë.
Autor: Jörg Paas/Vjenë/Esat Ahmeti
Redaktoi: Auron Dodi