1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Filluan takimet në Vjenë

30 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BZaw

Në Vjenë po zhvillohet takimi i trojkës ndërkombëtare me përfaqësuesit e Kosovës. Eshta planifikaur që takimi të zgjatë dy orë, ndërsa më vonë Vizner, Ishinger dhe Harcenko do të takohen edhe me delegacionin e Serbisë. Në prag të takimit të dyja palët ritheksuan pozicionet e deritanishme, pro dhe kundër pavarsisë së Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare që pas periudhës 120 ditore të njihet pavarësia e vendit të tij. Ndërsa nga Serbia kërkoi të njoh realitetin e ri, sepse nuk është e mundur që dy milionë qytetarë të detyrohen me dhunë ta pranojnë një vend që nuk e duan. Ndërsa ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq pohon se Serbia me siguri nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Trojka ka kërkuar prej palëve që sot në Vjenë të vijnë me propozime të reja. Pala serbe pret që më vonë të fillojnë edhe bisedimet e drejtëpërdrejta për statusin e Kosovës. Delegacioni i Kosovës në Vjenë ka shkuar në përbërjen më të lartë, ndërsa Serbia përfaqësohet në nivelin ministeror.