1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FMN: Ekonomia botërore gjendet në kurs rritjeje

11 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BT8T
Stema e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Pavarësisht krizës financiare mbarëbotërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh ekonominë botërore në një kurs rritjeje. Një zëdhënës i FMN-së tha në Uashington, se FMN-ja i vlerëson turbullirat në tregjet financiare si pasojë e krizës së hipotekave dhe të pasurive të patundhshme në SHBA si të kontrollueshme. Sipas tij, ekzistojnë ende premisat për një rritje të shëndetshme. Kriza financiare mbarëbotërore ka kërkuar për të dytën herë brenda 24 orëve ndërhyrjen e bankave qendrore të zonës së euros dhe të SHBA. Banka Qendrore Evropiane vuri në dispozicion edhe 61 miliardë euro të tjera, ndërsa Banka Qendrore e SHBA, e njohur si Fed, parajmëroi një shtim të likuiditetit. Edhe Banka Qendrore e Japonisë e furnizoi tregun me gjashtë miliardë euro shtesë. Prapavija e ndërhyrjeve të bankave është në krizën e pasurive të patundshme në SHBA. Shumë pronarë shtëpish atje nuk janë t'i kthejnë huatë e marra. Disa banka amerikane kanë falimentuar. Fonde evropiane investimesh, të cilat kishin të bënin me pasuritë e patundshme në SHBA, u gjendën nën trysni. Banka e madhe franceze BNP ngriu tre fonde investimesh.