FMN-ja bën thirrje për reforma
21 Shkurt 2014Pak para takimit të ministrave të Financave dhe të guvernatorëve të bankave qendrore të G20 në Sidnej Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN ) kërkon nga shumica e vendeve reforma strukturore të thella për të përmirësuar pabarazitë dhe për të gjeneruar më shumë rritje. FMN-ja është veçanërisht e shqetësuar për tendencat e inflacionit në shumë vende në zhvillim, ndërsa në Evropë, inflacioni i ulët mund të sjellë rrezikun e një deflacioni.
Që kurse Banka Qendrore e SHBA-së po ul blerjet mujore e tyre të bonove, investitorët po i tërheqen masivisht paratë e tyre nga vendet vendet në zhvillim. Shqetësimet në lidhje me rritjen në Kinë dhe perspektivat e përmirësuara për vendet e industrializuara e kanë përkeqësuar eksodin. Edhe pse FMN-ja i konsideron këto trazira financiare për "episode" jetëshkurtra, ajo tregon se ku janë dobësitë dhe sfidat me të cilat përballen shumë vende në zhvillim.
Diskutim më i mirë i planeve të largimit
Ränia e përqindjeve të interesit, largimi masiv i kapitalit apo humbjet t forta në kursin e këmbimit mbeten problemet kryesore të vendeve në zhvillim, thuhet në studimin e FMN-së në të cilin kërkohet që në këto vende duhet të forcohet politika financiare. Në këtë mes bëjnë pjesë edhe reformat e tregut të punës, investimet në infrastukturë dhe hapja e tregjeve për më tepër konkurrencë.
Edhe vendet e G20 FMN-ja i këshillon që bankat e tyre nacionale ta koordinojnë më mirë heqjen dorë nga politika shumë liberale financiare dhe planet për largimin nga kjo politikë. Po ashtu në eurozonë nuk duhet që konsolidimi i buxhetit të bëhet në kurriz të potencialeve të rritjes ekonomike.
Problemi i pabarazisë
Në vendet e eurozonës me përqindje të ulët inflacioni FMN sheh një rrezik të ri, atë të deflacionit dhe të goditjeve ekstreme. Vendeve që kanë pabarazi mes eksporteve dhe importeve si Gjermania, Japonia, Korea apo Kina, FMN-ja u rekomandon të nxisin kërkesën brenda vendit. Sidomos Kinës i rekomandohet të kontrollojë më mirë bankat, të forcojë sistemin e sigurimit shoqëror dhe të liberalizojë sektorin e shërbimeve.
Kurse vendeve si Franca, Afrika e Jugut apo Spanja, FMN-ja u rekomandon të ndërmarrn urgjentisht reforma në tregun e punës. India dhe Brazili duhet t'i hapin më shumë tregjet e tyre, kurse Gjermania dhe SHBA duhet që të modernizojnë infrastrukturën.