1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FMN-ja para reformimit

Karl Zavadski22 Tetor 2007

Shtetet e industrializuara duan të krijojnë mundësitë për më shumë ndikim si vendeve të mëdha me zhvillim të shpejtë ekonomik ashtu edhe vendeve më të varfëra

https://p.dw.com/p/Bsmw
Drejtori i FMN-së, Rodrigo de Rato
Drejtori i FMN-së, Rodrigo de RatoFotografi: picture-alliance/dpa

Më tepër se gjysma e rritjes ekonomike botërore prodhohet nga Kina, India dhe Rusia. Në këtë situatë, këto vende dhe vende të tjera kërkojnë shtimin e ndikimit tek Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe tek Banka Botërore, organizata, të cilat po mbajnë aktualisht në Uashington mbledhjet e tyre vjetore.

Arsyet që bëjnë të nevojshme reformimin

Për shembull, në Bankën Botërore Rusia ndodhet rrugës për t'u shndërruar nga kredimarrëse në kredidhënëse. Kina vërtet që merr ende mbështetje, por më pak në formën e kredive, se sa gjithnjë e më tepër në formën e konsultimeve. Sepse Kina ka rezervat më të mëdha në deviza në të gjithë botën. Rusia ka mbledhur gjithashtu rezerva të mëdha nga eksportet e naftës dhe të gazit.

Shumë nga kredimarrësit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore i kanë shlyer borxhet e tyre. Akoma më tepër: në Amerikën e Jugut është krijuar me iniciativën e presidentit të Venezuelës, Hugo Shavez një kundërinstitut i Bankës Botërore. Tani, presidenti i Brazilit, da Lula, ka prezantuar idenë e ngritjes së një instituti konkurent për Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kjo e forcon shumë gatishmërinë për reforma të shteteve të mëdha të industrializuara, të cilat thonë fjalën e tyre me peshë në institucionet shumëpalëshe. Deri në mbledhjen vjetore të vitit 2008, ato duan t'u krijojnë mundësitë për më shumë ndikim vendeve të mëdha me zhvillim të shpejtë ekonomik si dhe vendeve më të varfëra: negociatat për këtë do të vazhdojnë në mbledhjen aktuale vjetore të FMN në Uashington.

Debati për reformën goditet nga kriza e kredive në SHBA

b#b

Deri në vjeshtë të vitit të ardhshëm, duhet të ekzistojnë rezultate të pranueshme për të gjitha palët. Debati për reformën është mjegulluar disi nga kriza e kredive, që ka shpërthyer prej verës në SHBA dhe që ka prekur Bankat e të gjitha botës.

Drejtori i FMN-së, Rodrigo de Rato deklaroi: "Eshtë e qartë që është prekur rritja ekonomike, por jo në mënyrë dramatike. Megjithatë: po ashtu është e qartë që rreziqet për ekonominë botërore janë sot më të mëdha se sa ishin gjashtë muaj më parë, kur u takuam në prill."

Ekonomia botërore është prekur jo vetëm nga pasojat e krizës kreditore, por në sistemin financiar janë rritur mungesat e barazpeshave, proteksionizmi është rritur dhe çmimi i naftës është rritur në një nivel rekord. Sipas mendimit të drejtorit të FMN, Rato, puna është që nga kriza të nxirren mësimet e duhura. Që në këtë kuadër kompetenca e Fondit Monetar Ndërkombëtar është e domosdoshme, kjo është e vetëkuptueshme për drejtorin e FMN-së.