FMN kundër uljes së taksës së sheshtë deri në 10 përqind
30 Prill 2007
Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, kanë kritikuar qeverinë shqiptare për vendimin e saj për aplikim të taksës së sheshtë në masën 10 përqind nga 1 korriku i këtij viti.
Sipas FMN, zbatimi i një politike të tillë "është e parakohshme pasi rrezikon në të ardhurat e buxhetit të shtetit, dhe në një kohë kur informaliteti në vend mbetet në nivel të lartë."
Sipas planit të qeverisë që nga 1 korriku i ëtij viti do të aplikohet një taksë 10 përqind mbi pagat ndërsa nga 1 janari i vitit te ardhshëm tatimi mbi fitimin do të ulet nga 20 përqind siç është deri me sot, në 10 përqind.
Modeli i taksës së sheshtë që po kërkohet të aplikohet nga qeveria shqiptare është një imitim nga shteti fqinj Maqedonia, e cila nga fillimi i këtij viti ka nisur të zbatojë taksimin 12 përqind, si një masë në joshjen e investitorëve të huaj.